LAJMI I FUNDIT:

Pacolli ripohon mbështetjen për tarifën 100%

Pacolli ripohon mbështetjen për tarifën 100%

Ministri i punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli u shpreh se mbështet vendimin e Qeverisë për masat ndaj Serbisë, derisa ky shtet vazhdon të urrejë Kosovën dhe popullin e saj.

Reagimi i Pacollit vjen pasi kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme e ka quajtur të turpshme kërkesën e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq drejtuar kryeministrit shqiptar Edi Rama, për tërheqjen e njohjes të Kosovës.


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur për dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradin, e ka konsideruar të turpshme kërkesën e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“…Ju e shihni që kryeministrja e Serbisë po vazhdon me letra për qeveritë e ndryshme nuk i ka ardhur marre me i dërgua letër edhe Edi Ramës me kërkua tërheqjen e njohjes, derisa Serbia ka këso qasje atëherë kuptohet shumë mirë çka kemi vepruar ne”, u shpreh i pari i Qeverisë së Kosovës.

Haradinaj e quan të turpshme kërkesën e Brnabiqit drejtuar Ramës për tërheqjen e njohjes
Lexo po ashtu Haradinaj e quan të turpshme kërkesën e Brnabiqit drejtuar Ramës për tërheqjen e njohjes

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka thënë se Beogradi është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Prishtinën, atëherë kur taksa të hiqet. Siç thotë ajo, kjo taksë e ka kthyer të gjithë rajonin 50 hapa prapa.

Në një intervistë për Televizionin Publik të Serbisë, Brnabiç, ka thënë se, “ne kemi nevojë për paqe dhe stabilitet. Parakushti për çdo përparim ekonomik është paqja dhe stabiliteti rajonal”. /Telegrafi/