LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj e quan të turpshme kërkesën e Brnabiqit drejtuar Ramës për tërheqjen e njohjes

Haradinaj e quan të turpshme kërkesën e Brnabiqit drejtuar Ramës për tërheqjen e njohjes

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkesën e Partisë Social Demokrate për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo e ka konsideruar legjitime.

Këto komente kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i bëri pas vizitës që i bëri organizatës “Autizmi Flet”, të cilët kanë vendosur një shtëpizë në sheshin “Zahir Pajaziti”.


Sipas tij, të gjitha kërkesat e PSD-së janë legjitime dhe janë të arsyeshme.

“E kam thënë të gjitha kërkesat që i kam marr prej PSD-së janë legjitime, si ajo për ligj për dialog, ligji për paga, ligji për financim të partive politike, të skemave pensionale, ata i kanë quajtur ndryshe rikthim të ministrisë se ministri nuk është në punë që disa kohë…Të gjitha këto kërkesa kanë legjitimitetin e vetë sikurse e patë e votuam në Qeveri ligjin për dialogun edhe jemi në proces të temave tjera, por janë legjitime kërkesat, pra kanë bazë, janë të arsyeshme”, ka shtuar Haradinaj.

Duke folur për dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradin, kreu i Qeverisë e ka konsideruar të turpshme kërkesën e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“…Ju e shihni që kryeministrja e Serbisë po vazhdon me letra për qeveritë e ndryshme nuk i ka ardhur marre me i dërgua letër edhe Edi Ramës me kërkua tërheqjen e njohjes, derisa Serbia ka këso qasje atëherë kuptohet shumë mirë çka kemi vepruar ne” , u shpreh i pari i Qeverisë së Kosovës.