LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e Maqedonisë miratuan ligjin për amnisti

Deputetët e Maqedonisë miratuan ligjin për amnisti

Me 95 vota “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim”, deputetët miratuan Ligjin për amnisti. Deputetët nga Aleanca për Shqiptarët, Ziadin dhe Syrija Rushidi, ishin të pranishëm në sallë, ndërsa deputeti Goran Milevski nga PLD u largua nga salla në momentin e votimit të ligjit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në prag të votimit, deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski nga foltorja e Kuvendit tha se ai dhe deputeti Panço Minov do ta mbështesin ligjin dhe se duhet shikuar në sy dhe të vazhdohet më tej.


“Ne po kyçemi drejtë procesit, si propozues,” tha Dimovski.

Deputeti nga grupi i pavarur parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Zekir Ramçilloviq, tha se këto dy vjet ishin vitet më të vështira në demokracinë parlamentare të Maqedonisë dhe tha se mos të lejohet që edhe në dy vitet e tjera të ndodhë kjo./Telegrafi/