LAJMI I FUNDIT:

Ministri Ismaili nënshkruan Planin e imunizimit për vaksinimin e popullatës

Ministri Ismaili nënshkruan Planin e imunizimit për vaksinimin e popullatës

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili nënshkroi sot Planin Strategjik të Imunizimit (PSI) 2019-2021, i cili ka për qëllim përfshirjen me imunizim të gjithë popullatës së Republikës së Kosovës për t’u mbrojtur nga sëmundjet që mund të parandalohen përmes vaksinimit si dhe sigurimin e mbulueshmërisë sa më të madhe me vaksinim.

Plani Strategjik i Imunizimit 2019–2021, është përpiluar si pjesë e reformës shëndetësore, bazuar në Strategjinë Sektoriale të Shëndetësisë 2017–2021, si dhe ka për qëllim të përforcoj shërbimet e imunizimit, të siguroj qëndueshmërinë financiare për prokurimin e vaksinave dhe mjeteve të tjera, pajisjet, ndërtimin e kapaciteteve të profesionistëve shëndetësor, edukimin dhe promovimin shëndetësor dhe prezantimin e vaksinave të reja në përputhje me rekomandimet e OBSh-së dhe UNICEF-it.

Qëllimi i këtij plani strategjik është të siguroj arritjen e mbulueshmërisë universale të imunizimit.


“E dimë se imunizimi shpëton shumë jetë për çdo vit. Kjo është arritje e madhe në fushën e shëndetit publik dhe arritur e madhe edhe në Kosovë. Ky plan strategjik është në përputhje me zhvillimet strategjike për përforcimin e shërbimeve shëndetësore dhe ofrimin e shërbimeve cilësore dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë fëmijët e Kosovës”, tha Ismaili me rastin e nënshkrimit të këtij plani.

“Objektivi strategjik i këtij plani është ruajtja e shëndetit të popullatës përmes imunizimit, ndërsa kjo do të arrihet përmes objektivave specifike si avokimi për ta prioritizuar programin e imunizimit; ngritja e vetëdijes së individëve dhe komuniteteve për rëndësinë e imunizimit dhe vaksinimit; sigurimi i qasjes së barabartë në shërbimet e imunizimit dhe vaksinimit për të gjithë; mbajtja dhe fuqizimi i shërbimeve të imunizimit dhe vaksinimit në kuadër të sistemit shëndetësor si dhe sigurimi i qëndrueshmërisë financiare për programin cilësor dhe teknologjinë inovative të imunizimit dhe vaksinimit”, thuhet në njoftim.

Imunizimi është një nga fushat e rëndësisë strategjike për shëndet publik. Kosova ka program të mirë të vaksinimit dhe ka raportuar shkallë të lartë të mbulueshmërisë që nga periudha e pasluftës me përfshirje rreth 95%. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori