LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri: Asnjë lojtar nuk është i lumtur në bankën rezervë, tentoj të ndikoj sa herë që luaj

Shaqiri: Asnjë lojtar nuk është i lumtur në bankën rezervë, tentoj të ndikoj sa herë që luaj
Andy Robertson dhe Mohamed Salah duke uruar Xherdan Shaqirin për golat ndaj Man Utd (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Liverpooli fitoi ndaj Manchester Unitedit me rezultat 3-1 në Ligën Premier fal dy golave në fund nga Xherdan Shaqiri.

Shqiptari u fut në minutën e 70-të dhe menjëherë u tregua vendimtar për Reds.


“Asnjë lojtar nuk është i lumtur kur është në bankën rezervë, kjo është normale. Por, vetëm 11 lojtarë mund të luajnë, vendos trajneri”.

“Gjithmonë tentoj të ndikoj kur futem në lojë apo jam titullar. Sot kisha një ndikim të mirë me dy golëshin, jam i lumtur”.

“Ishte një fitore fantastike dhe e rëndësishme gjithashtu. Kemi luajtur shumë mirë. Në pjesën e dytë kemi bërë më shumë se Manchester Unitedi, kemi provuar vazhdimisht. Në fund merituam fitoren”.

Liverpool 3-1 Man Utd, notat e lojtarëve: Shaqiri ylli i ndeshjes
Lexo po ashtu Liverpool 3-1 Man Utd, notat e lojtarëve: Shaqiri ylli i ndeshjes

“Kur shikon statistikat, ne kemi bërë gjithçka për të fituar këtë ndeshje. Ishte një fitore e rëndësishme dhe e mirë ndaj Manchester Unitedit”.

“Fillimi ynë i sezonit është mahnitës, rekord në historinë e klubit. Ne duhet të vazhdojmë, duhet të marrim ndeshjen një nga një”.

Xherdan Shaqiri duke festuar golin e dytë personal me Roberto Firminon dhe Georginio Wijnaldum (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Shpresoj që të kemi ndeshje të tilla sa më shumë dhe të tentojmë t’i fitojmë. Nëse vazhdojmë të luajmë kështu ne mund të kemi një sezon mahnitës”, ka thënë Shaqiri pas faqen zyrtare të klubit.

Pas kësaj fitore Liverpooli vazhdon në pozitën e parë në ligë me 45 pikë, një më shumë se Manchester City. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Ndërkombëtare
Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

La Liga
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Kalo në kategori