LAJMI I FUNDIT:

Të arrestuarit për vrasjen e Ivanoviqit sillen në gjykatë

Të arrestuarit për vrasjen e Ivanoviqit sillen në gjykatë

Të arrestuarit nën dyshet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, sillen në Pallatin e Drejtësisë nën masa të rrepta të sigurisë.

Në vendin e ngjarjes është ekipi i Kallxo.com, duke përcjellur nga afër daljen e të katër të arrestuarve gjatë aksionit të policisë ditën e djeshme ne veri të Mitrovicës.


Të arrestuarit pritet të dalin sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë për shqyrtimin e kërkesës së prokurorit special Sylë Hoxha për caktimin e masës së paraburgimit.

Dron, radiolidhje, armë automatike-Këto janë gjërat që konfiskuan Policia gjatë aksionit në veri  (Foto)
Lexo po ashtu Dron, radiolidhje, armë automatike-Këto janë gjërat që konfiskuan Policia gjatë aksionit në veri  (Foto)

Masën për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve e ka dorëzuar dje në gjykatë Prokuroria Speciale e Kosovës.