LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Përgjegjësia për arratisjen e Gruevskit është te Qeveria e udhëhequr nga Zaev

OBRM-PDUKM: Përgjegjësia për arratisjen e Gruevskit është te Qeveria e udhëhequr nga Zaev

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar, partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thotë se “LSDM-ja ka kontrollin e plotë në gjyqësi, prokurori dhe polici, Qeveria nuk ka mundur të mos dijë për arratisjen e Nikolla Gruevskit. Askush nuk ju beson fjalës së Zoran Zaevi, as mbështetësive të tij që ai personalisht nuk ka ditur asgjë nga arratisje e Nikolla Greuvskit. LSDM-ja me vite është në qeverisje në Maqedoni, dhe ende po sillet si opozitë”.

“Përgjegjësi duhet të ketë, dhe si gjithmonë përgjegjësia është te qeverisja që kësaj radhe për fat të keq e udhëheq i amnistuari Zoran Zaev. Qeverisë kriminale në këto momente të errëta të historisë maqedonase secili defokusim i opinionit dhe ngecje të shtetit është i mirëseardhur. Dhe kështu opinionin e mbushin me arratisjen e Gruevskit, në Kuvend e ndryshojnë Kushtetutën e shtetit që është në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, i rrisin tatimet, derisa varfëria është në rritje”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.


Sipas tyre e gjithë Maqedonia, ashti sikurse, siç thonë ata i amnistuar Zoran Zaev dhe Oliver Spasovski e kanë ditur se Nikolla Gruevski nuk fshihet në selinë e OBRM-PDUKM-së por se qëllimi i atij aksioni ka qenë krijimin e teatrit dhe frikësimin e anëtarëve dhe aktivistëve të kësaj partie me presion policor.

“Përgjegjësia për arratisjen e Gruevskit mbetet te Qeverisja që e udhëheq i amnistuari Zoran Zaev dhe ministri për përndjekje dhe terror, Olover Spasovski”, thuhet në fund të kumtesës së partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori