LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Mbajmë përgjegjësi dhe ndihemi fajtor pse s’ka ndodhë liberalizimi

Haradinaj: Mbajmë përgjegjësi dhe ndihemi fajtor pse s’ka ndodhë liberalizimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se për procesin e liberalizimit të vizave mbajnë përgjegjësi dhe ndihen fajtor pse nuk ka ndodhur deri më tani.

Ai këto komente i ka bërë në një takim me studentët e Fakultetit Filozofik, duke shtuar se kushtet e kërkuara për liberalizimin e vizave janë plotësuar.


Duke iu përgjigjur pyetjeve të studentëve, kryeministri Ramush Haradinaj ka mohuar të jetë kundër integrimit të Luginës së Preshevës me Kosovë.

Ai ka treguar se njohja e diplomave të studentëve të Luginës së Preshevës që studiojnë në Kosovë, është diskutuar edhe në Bruksel.

“Njohja e diplomave është diskutuar në Bruksel. Por me rëndësi është që ju të studioni”, ka theksuar Haradinaj.

Ai nuk e ka lënë pa e përmendur edhe dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, ku ka thënë se Qeveria e mban një përgjegjësi të madhe për të, por sipas tij, është një ekip i  caktuar nga ekzekutivi për dialog me Serbinë.

Sipas tij, Qeveria nuk është e tërhequr nga dialogu, por përfaqësimin e shtetit e ka sipas kushtetutës presidenti Hashim Thaçi.

I pyetur për taksën e importit ndaj mallrave serbe dhe boshnjake ka thënë se ky vendim nuk ka qenë çështje qejfi, për shkak të fushatës së egër që po e bënë Serbia sipas tij, si dhe për bllokadën energjetike.

Haradinaj se ky vendim mundet me mbet gjatë dhe me u ngritë si taksë.

“Nëse zhbllokohet çështja e energjisë mund të negociohet taksa 10 për qind. Për qasjen e ushtrisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, në bazë të ligjeve sipas kryeministrit nuk ka asnjë kufizim”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori