LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari i lartë i minierës së arit në Afrikën e Jugut, ekzekutohet në mes të ditës (Video, +18)

Zyrtari i lartë i minierës së arit në Afrikën e Jugut, ekzekutohet në mes të ditës (Video, +18)

Një burrë i martuar është qëlluar për vdekje derisa po qëndronte në veturë duke pritur bashkëshorten, e cila kishte shkuar në market për të blerë gjësende për të festuar ditëlindjen e saj.

Shai Mohapi, 54-vjeç, është ekzekutuar me pesë plumba në mes të ditës para një qendre tregtare në qytetin Welkom në Afrikën e Jugut, transmeton Telegrafi.


Në videon e publikuar më poshtë, shfaqet momenti kur zyrtari i lartë i minierës së arit në Afrikën e Jugut qëllohet për vdekje me gjakftohtësi nga dy burra në një parking.

Sipas TimesLIVE, gruaja e Mohapi e cila po festonte ditëlindjen kishte shkuar në një dyqan për të blerë gjësende, derisa bashkëshorti po e priste në veturë.

Dëshmitarja e identifikuar vetëm si Belina, ka deklaruar se në momentin që gruaja e Mohapit kishte parë çfarë i kishte ndodhur partnerit kishte bërtitur “është vetura ime”.

Sikur kjo të mos mjaftonte, sulmuesin e tërheqin zvarrë trupin e pajetë të bashkëshortit të saj që ishte në veturën Volkswagen Polo dhe më pas largohen me veturë nga vendi i ngjarjes.

Zëdhënësi i policisë ka deklaruar se Mohapi ishte qëlluar tri herë në gjoks dhe dy herë në kraharor, dhe ishte shpallur i vdekur në vendin e ngjarjes. Mohani ishte zyrtar i lartë në minierën e arit në Afrikën e Jugut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

Amerika
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Azia
Kalo në kategori