Mbrëmë në Bruksel u zhvillua takimi i radhës mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësimin Përfaqësuese së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, takim ky i cili përfundoi pa ndonjë marrëveshje.
Presidenti Thaçi pas përfundimit të takimit, deklaroi se takimi ishte jo i lehtë.
“Takim jo i lehtë me plotë ballafaqime për të hapur rrugë për një marrëveshje, ligjërisht obligative, që nënkupton njohje për dy shtetet. Janë tema jo te lehta që janë shtruar dhe që do të shtrohen në të ardhmen. Do presim për marrëveshjen paqësore që u hap rrugë dy vendeve për integrime evropiane” ka thënë Thaçi pas takimit.
Duke komentuar takimin e mbrëmshëm Thaçi-Vuçiq, Jeta Krasniqi nga KDI, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se takimi i tyre ishte i vështirë dhe i tensionuar.
“Prononcimet e të dy presidentëve pas takimit, treguan se takimi mes tyre ka qenë shumë i vështirë dhe i tensionuar, ku presidenti Vuçiq në deklarata dhe qasjen ndaj gazetarëve e pat arrogante, që dëshmoj se Serbia nuk ka luajtur nga pozicioni i saj që në çfarë do lloj mënyre të bllokoj shtetësinë e Kosovës, dhe nuk është e gatshme të ketë një normalizim të plotë që nënkupton qoftë respektimin e shtetit të Kosovës qoftë edhe njohjen e Kosovën në fund të këtij procesi”, ka thënë Krasniqi.
Rreth deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili tha se dialogu do të vazhdojë atëherë kur Kosova ta tërheq taksën për mallrat serbe, Krasniqi tha se për heqjen apo rritjen e kësaj takse vendos shteti dhe institucionet e Kosovës.
“Kërkesa e Vuçiqit që Kosova të tërheq taksën për importin e mallrave nga Serbia për vazhdim të dialogut, është një kërkesë që ai mund ta bëjë por këto janë vendime të shtetit të Kosovës, atëherë ju takon atyre të vendosin se kur duan ta tërheqin këtë apo edhe ta ngritin më tej këtë taksë”, u shpreh Krasniqi.
Krasniqi shtoi se Serbia është ajo e cila nuk është duke e respektuar vetë nocionin e normalizimit, duke angazhuar aktivistë me një diplomaci të egër kundër shtetit të Kosovës, kundër njohjeve, dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Sipas saj, Bashkimi Evropian duhet të kërkojë nga Serbia që të heq dorë nga qasja e saj destruktive ndaj Kosovës.
“BE-ja duhet të jetë më aktive dhe të kërkojë na Serbia që të heq dorë nga qasja e saj destruktive, dhe të dëshmoj që ka përkushtim për të arritur një normalizim me Kosovën, për të përmbyllur çdo çështje që kanë të hapur, natyrisht me anë të përfundimit të këtij procesi me njohje reciproke me anëtarësim të Kosovës në OKB dhe marrjen e një njohje brenda psë shteteve të BE-së”, u shpreh Krasniqi.
Kujtojmë se pas takimit të mbrëmshëm, Përfaqësuesja e Lartë e për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini iu ka bërë thirrje dy presidenteve që të sigurojnë një mjedis të favorshëm për dialog dhe të përmbahen nga fjalët, veprimet dhe masat që janë në kundërshtim me normalizimin e marrëdhënieve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Virozat tek fëmijët në shifra të larta, në pediatrinë e Elbasanit paraqiten deri në 100 raste në ditë
“Ballkani i Hapur”, BDI: VLEN premtuan largimin nga kjo nismë, mirëpo sot nuk ndahen nga OBRM-PDUKM-ja dhe ZNAM-i
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë