Me 07 Nëntor 2018, në një ceremoni të organizuar nën patronatin e Kolegjit ILIRIA, Agim Agushi, tashmë rekordmen i shumëfishtë botëror, i cili disa herë ka arritur ta shkruaj emrin e tij në librin e Guiness- it, përsëri arriti një rekord të ri botëror.
Agim Agushi, i cili është i angazhuar edhe në Kolegjin ILIRA, është i pari në botë që arriti rekord gjatë ndërrimit të 70 fanelave.
Sipas komisionit të përbërë nga z.Gani Kosumi, redaktor i sportit në RTK, z. Arbër Reçi, Sekretar i Përgjithshëm pranë Kolegjit ILIRIA dhe Petrit Hasanaj, profesor në Kolegjin ILIRIA, u konstatua që Agim Agushi për 28 minuta e 34 sekonda, shënoi rekordin botëror, në kategorinë e veshje – zhveshje të 70 fanelave, gjatë goditjeve të topit më kokë.
“Ndihem shumë i privilegjuar dhe kam kënaqësinë, që në një ceremoni të organizuar nga Kolegji ILIRIA, të arrijë një rekord botëror, i cili iu paraprinë edhe disa rekordeve të tjera botërore, të cilat shumë shpejt po synoj t’i arrijë”, tha Agim Agushi, pasi pranoi edhe një certifikatë mirënjohjeje, nga Kolegji ILIRIA.
“Është një rekord i cili është kërkuar nga klubi i rekordeve të botës. Ky është vetëm një nga rekordet e mia, të cilat do të vazhdojnë menjëherë muajin tjetër. Nëse më aprovohet nga institucionet në Dubai, atje do të tentojë të shënojë rekord botëror në librin Guiness në kategorinë ngritje – zbritje shkallëve, duke goditur topin me kokë”, rekord të cilin synoj ta arrijë në “Burj Kalifa” apo “Kulla Dubai” që është edhe ndërtesa më e lartë në botë me 211 kate”, u shpreh rekordmeni kosovar.
“Kolegji ILIRIA, përveç angazhimeve në procesin mësimor e shkencor, organizon dhe përkrahë edhe aktivitete kulturore, sportive. Kolegji ILIRIA është i nderuar, që ka organizuar një garë të tillë botërore, ku u arrit një rekord botëror”, tha Isak Shema, rektor në Kolegjin ILIRIA.
Për zhonglerin Agim Agushi ky është suksesi i rradhës, pasi edhe në të kaluarën ka thyer rekorde në disiplina dhe vende të ndryshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëStjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit
Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur
Një grua mbeti e hutuar kur pa tetë të panjohur në kopshtin e shtëpisë së saj
Ironia
Po sikur dielli të shpërthejë nesër?
Milioneri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore