Modeli ikonë, mund të kthehet fal partneriteti befasues mes një kompanie që shet prodhime kimike dhe gjigantit amerikan Ford
Pas 70 vitesh në prodhim, Land Rover Defender më në fund u largua më 2016, transmeton Telegrafi. Kompania angleze është duke punuar në një model të ri për ta zëvendësuar atë, që pritet të jetë i avancuar në masë të madhe. Në anën tjetër, disa nuk e duan modernen dhe kërkojnë të kthehet prapa makina e vjetër.
Gjatë vitit të kaluar, është raportuar se miliarderi Jim Ratcliffe – pronari i kompanisë që shet prodhime kimike Ineos – planifikonte të prodhonte makinën e vet 4X4, të bazuar tërësisht në Land Rover Defender.
Herën e fundit që është dëgjuar për Redcliffe, ishte para disa muajsh, se po kërkonte fabrikë Evropë dhe kryesisht në Britani të Madhe. Financial Times, raporton se ai e ka gjetur fabrikën edhe partnerin, për makinën 4X4 të ëndrrave. Indeos ka krijuar partneritet me Ford, që ta prodhojë këtë makinë në fabrikën që ndodhet në South Wales.
Partneriteti do t’ju jepte mundësi 1,000 punonjësve, që për momentin janë në listën e përjashtimit për shkak të zvogëlimit të numrit të punëtorëve. Ineos do të shfrytëzojë një pjesë të fabrikës, që prodhon pjesë për JLR dhe Land Rover.
Marrëveshje e Ford që të prodhojë pjesë për JLR skadon më 2020, ndërsa 1,100 prej 1,700 punonjësve mbesin pa punë. Në të njëjtën kohë, kompania është duke pasur probleme financiare, për shkak të tarifave që Brexit mund t’i ndryshojë.
Ndërtimi i kësaj makine 4X4 për të gjitha terrenet, do t’i ndihmonte edhe industrisë angleze që është duke pasur probleme të konsiderueshme. Ratcliffe ka bërë të ditur se do të investojë miliona në këtë makinë, pa bërë të ditur se çfarë do të bëjë specifikisht.
Pak dihet për këtë makinë, vetëm se Ineos ka arritur marrëveshje për inxhinieri me IBTech, ish-bashkëpunëtoren e Mercedes në këtë drejtim, si dhe Magna për zhvillime të mëtejme. Ende nuk është finalizuar marrëveshja me Ford, por kjo do ishte një partneritet i përkryer. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
YouTuberi i famshëm shkatërroi McLaren me vlerë mbi një milion dollarë
BMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta
Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak