LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Qeverisja 11-vjeçare e OBRM-PDUKM-së ishte katastrofë ekonomike

LSDM: Qeverisja 11-vjeçare e OBRM-PDUKM-së ishte katastrofë ekonomike

Përmes një kumtese të lëshuar, ka reaguar partia maqedonase në pushtet ndaj reagimit të Dimçe Arsovskit nga OBRM-PDUKM-ja.

“Katastrofë ekonomike ishte qeverisja kriminale e OBRM-PDUKM-së, udhëhequr nga bartësi i krimit Nikolla Gruevskit, kur ekonomia shkatërrohej, dhe qytetarët varfëroheshin për t’u kryer apetitet e Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM, thonë ata, punon përgjegjshëm dhe menaxhon me paratë e qytetarëve ndërsa kryesia anti-perëndimore e OBRM-PDUKM-së nuk din si të punojë në mënyrë të përgjegjshme, dhe nuk mund të pajtohet me politikat e sukseshme.


“Raporti i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë thekson se parashikimet më të fundit tregojnë themelet e shëndetshme dhe të qëndrueshme të ekonomisë së vendit, me potencial për rritje solide, mbështetur nga aktiviteti kreditues i bankave, si dhe intensifikimin e rritjes ekonomike në tre vitet e ardhshme” kumtojnë nga LSDM. duke shtuar se parametra të shumta ekonomike siç janë rritja e pagave, rritja e eksportit, konsumi dhe prodhimi industrial, numri rekord i investimeve të huaja, tregojnë qartë se ekonomia është e stabilizuar dhe po lëviz në drejtim të mirë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Lajme
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Lajme
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Lajme
Ministria e Jashtme reagon për situatën në Bërnjak: Po ndodhin akte fashizmi në sy të policisë serbe

Ministria e Jashtme reagon për situatën në Bërnjak: Po ndodhin akte fashizmi në sy të policisë serbe

Lajme
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani

Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani

Lajme
Varrezë e mundshme masive pranë Novi Pazarit, Gara: Dëshmi të siguruara nga dëshmitarë të ndryshëm

Varrezë e mundshme masive pranë Novi Pazarit, Gara: Dëshmi të siguruara nga dëshmitarë të ndryshëm

Drejtësi
Kalo në kategori