LAJMI I FUNDIT:

Cazalet: Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor ballafaqohen me problemin e dezinformatave

Cazalet: Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor ballafaqohen me problemin e dezinformatave

Zv.zëdhënësi i NATO-s Piers Cazalet, thekson se Ballkani Perëndimor po ballafaqohet me problemin e dezinformatave dhe se ky shembull ka mundur të shihet në Maqedoni. Ai tha se ka pasur shumë dezinformata gjatë referendumit për marrëveshjen me Greqinë.

“Para kësaj në rastin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO kemi parë fushatën e njëjtë në hapësirën informative në këtë vend. NATO nuk mendon se është në luftë informative me Rusinë. Ne si Aleancë kemi politikë transparente dhe të angazhuar për të vërtetën”, tha Cazalet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, në rastin me Maqedoninë ambasadori i tanishëm dhe atëhershëm i Rusisë, ka pasur kërcënime të drejtpërdrejta se vendi do të bëhet objektiv nëse bëhet anëtare e NATO-s.


“Politika e NATO-s është se çdo vend duhet të vendosë për sigurinë e vete dhe se kjo nuk është punë e asnjë shteti tjetër”, thotë Cazalet.

Ndërsa në rastin me Serbinë, ai thotë se në rregull nëse vendi nuk dëshiron të anëtarësohet në NATO, ndërsa shtoi se kanë bashkëpunim me shtetin serb./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme

"Skënderbeu i Sicilisë si Edi Rama", reagon skulptori Gëzim Muriqi

Lajme
Ursula von der Leyen: Në Kosovë reformat ekonomike po sjellin përfitime

Ursula von der Leyen: Në Kosovë reformat ekonomike po sjellin përfitime

Lajme
“Po rrëshqasim në vend të pasigurt, mbrëmë mund t’i kishim 100 viktima

“Po rrëshqasim në vend të pasigurt, mbrëmë mund t’i kishim 100 viktima", hetues e sociologë japin alarmin pas përleshjeve të armatosura në Prishtinë

Siguri
Kurti takon Zeqir Gërvallën: Dikur na bënte bashkë Adem Demaçi në zyrën e UÇK-së në Prishtinë

Kurti takon Zeqir Gërvallën: Dikur na bënte bashkë Adem Demaçi në zyrën e UÇK-së në Prishtinë

Lajme
Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Lajme
Kalo në kategori