LAJMI I FUNDIT:

Sezon i jashtëzakonshëm për Barcelonën: Në futboll, basketboll, hendboll, futsall dhe hokej aktualisht gjenden në vendet e para

Sezon i jashtëzakonshëm për Barcelonën: Në futboll, basketboll, hendboll, futsall dhe hokej aktualisht gjenden në vendet e para

Klubet sportive të Barcelonës mund të mburren se janë aktualisht të parët në futboll, basketboll, hendboll, futsall dhe hokej.

Ky është një ndër sezonet më të suksesshme të klubit katalonas në historinë 93-vjeçare.

Futbollistët e Barcelonës aktualisht renditen në vendin e parë në La Ligë me 18 pikë nga nëntë ndeshje.


Pas tyre janë ekipet Espanyol dhe Alavesi që momentalisht kanë një pikë më pak. Ata ndiqen nga Real Madridi.

Lojtarët e basketbollit gjithashtu mund të mburren me vendin e parë, ku kanë bilanc prej pesë fitoreve dhe asnjë humbje, por me kosh dallim më të mirë se Real Madridi.

Ekipi katalunas i hendbollit gjithashtu është në pozitën e parë me 14 pikë, katër më tepër se La Rioja. Gjatë fundjavës, blaugranat do të takohen me Guadalajarën.

Edhe në futsal ekipi i Barcelonës mban pozitën e parë me 15 pikë të fituara në gjashtë ndeshje, me një diferencë golash prej +19. Në vendin e dytë është skuadra Elpoco Murcia me të njëjtin numër pikësh, por me gol dallimi më të dobët +16.

E fundit në listë është hokeji. Ekipi i Barcelonës kryeson këtë tabelë me 12 pikë ndërsa pas tyre janë LJeilde me dhjetë sosh. Ndeshja tjetër është kundër Sant Cugat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dy top klubet ruse të gatshme të ofrojnë 10 milionë euro për Mirlind Dakun

Dy top klubet ruse të gatshme të ofrojnë 10 milionë euro për Mirlind Dakun

Ndërkombëtare
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Ronaldo parashikon katër futbollistët që mund ta fitojnë Topin e Artë në të ardhmen

Ronaldo parashikon katër futbollistët që mund ta fitojnë Topin e Artë në të ardhmen

Ndërkombëtare
Te Barcelona zbulojnë arsyen pse nuk e transferuan Nico Williamsin

Te Barcelona zbulojnë arsyen pse nuk e transferuan Nico Williamsin

La Liga
Zbulohen prapaskenat, Kylian Mbappe kishte marrëveshje me Liverpoolin

Zbulohen prapaskenat, Kylian Mbappe kishte marrëveshje me Liverpoolin

Premier League
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori