LAJMI I FUNDIT:

Juventusi mendon transferimin e njërit në mes të Marcelos dhe Jordi Albas

Juventusi mendon transferimin e njërit në mes të Marcelos dhe Jordi Albas
Marcelo dhe Jordi Alba (Photo by Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Juventusi ende nuk ka rënë dakord për një rinovim me Alex Sandron dhe mediat raportojnë se italianë janë duke e konsideruar Marcelon ose Jordi Alban për ta zëvendësuar atë.

Klubi italian po mendon për ndryshime në repartin e mbrojtjes apo më saktë në krahun e majtë të këtij reparti.


Alex Sandro u lidh shumë me Chelsean në verën e vitit 2017 dhe Manchester Unitedi këtë vit.

Man Utd dëshiron Alban
Lexo po ashtu Man Utd dëshiron Alban

Në të dy rastet ai qëndroi me Bianconerët, por përkundër bisedimeve të shpeshta për një rinovim, nuk ka pasur asnjë marrëveshje mes lojtarit dhe klubit.

Alex Sandro pritet të largohet nga Juventusi (Getty Images)

Sipas gazetës italiane Tuttosport, negociatat janë ngadalësuar tash e disa kohë dhe Juve po vlerëson alternativat e mundshme.

Marcelo dhe Jordi Alba janë dy alternativat e Zonjës së Vjetër (Photo by Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Ëndrra e Zonjës së Vjetër do të ishte Marcelo i Real Madridit, i cili ishte i lidhur në verë dhe do të dëshironte të ribashkohej me Cristiano Ronaldon.

Ronaldo e fton Marcelon te Juventusi
Lexo po ashtu Ronaldo e fton Marcelon te Juventusi

Opsioni i dytë është mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, i cili duket se nuk dëshiron të rinovojë kontratën e tij, e cila skadon në vitin 2020.

Alba në të kaluarën ka qenë i lidhur me Manchester Unitedin, por në fund asnjë lëvizje nuk u materializua. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori