Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, duke folur rreth ndryshimeve mbi ligjin mbi tatimin në pronë, tha se qytetarët e Gjilanit janë të rregullt, të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm ndaj pagesave të taksave komunale, por operatorët ekonomik janë borxhlinjtë më të mëdhenj dhe ata duhet të përgatiten edhe për masat shtrënguese pasi, siç tha, janë të detyruar t`i ndërmarrim si komunë.
“Nuk lejojmë presione e as kushtëzime sepse shtetin askush nuk mundet ta pengojë. Operatorët ekonomik janë borxhlinjtë më të mëdhenj e jo qytetarët. Nuk jam ithtar i masave shtrënguese, por ne duhet të ndërhyjmë dhe funksionojmë si shtet.Qytetarët mos të kenë frikë sepse ata janë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm. Ata kanë treguar korrektësi dhe i kanë kryer të gjitha obligimet e parapara me ligj. Kemi të bëjmë me masa popullore shtoj kreu i komunës”, ka thënë Haziri në një debat të organizuar nga klubi i gazetarëve “Beqir Musliu”.
Zijadin Maliqi, drejtor për Financa, tha se ndryshimet në tatimin në pronë e obligojnë qytetarin që të jetë më i kujdesshëm.
“Të jemi të qartë, ligjin e ka bërë Qeveria, e jo komuna dhe ne jemi të detyruar ta zbatojmë këtë dhe çdo ligj tjetër. Ndryshimet e bëra janë afatet e pagesës së tatimit në pronë, më herët ishte 31 qershor pjesa e parë dhe 31 dhjetori pjesa e dytë, kurse tani 30 prilli pjesa e parë dhe 30 shtatori pjesa e dytë. Ndryshimi tjetër janë kamatat dhe ndëshkimet.
Ligji i vjetër ishte 1% kamata kurse tani është zvogëluar në 0.56% kamatë mujore. Ndryshimi tjetër është tatimi i përshkallëzuar që fillon së zbatuari në vitin 2019, tatimohen tokat e papunuara. Ankesat kanë qenë deri më 30 prill tani janë më 30 mars. Me ligjin e ri parashihet obligimi përmes përmbaruesve. Vërejtjet e fundit kanë dhënë efekt sepse është dyfishuar shuma e inkasuar. Nuk do ua mbyllim derën qytetarëve, përkundrazi do të arrijmë edhe marrëveshje dhe do të kemi bashkëpunim të dyanshëm”, ka sqaruar Maliqi./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë