LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Llapit, Nexhat Dumanica, jep dorëheqja nga çdo pozitë në klub

Kryetari i Llapit, Nexhat Dumanica, jep dorëheqja nga çdo pozitë në klub

Pas shkarkimit të Bylbyl Sokolit nga posti i trajnerit, nga klubi është larguar kryetari Nexhat Dumnica.  

Llapi paradite ka larguar na posti i trajnerit Bylbyl Sokolin, ndërsa kjo nuk i ka pëlqyer aspak Dumnicës, i cili është larguar.


Ai në një postim të gjatë në rrjetet sociale e ka shpjeguar situatën.

“Në këto 5 vite kemi pas sfida të ndryshme për ngritjen e KF Llapi-t, qëllimi ynë gjithmonë ishte titulli i parë kampion, për 5 vite rresht kam mbështetur KF Llapi-n financiarisht në aspektin menaxherial dhe kohor, rezultatet ishin ato që edhe vet ju keni qenë dëshmitarë për këto 5 vite shpenzimet ishin të mëdha duke krahasuar ekipet tjera të Superligës, derisa objektivat tona për titullin kampion apo pjesëmarrja në Evropë nuk u realizuan”.

“Për të realizuar objektivat tona ishte mëse e domosdoshme një reformë e brendshme për të arritur objektivin titullin Kampion dhe zgjerimin e aksionarëve për të siguruar një stabilitet financiar afatgjatë për KF Llapi-n dhe përnjëmend KF Llapi të trajtohej si Klub Profesionist, ashtu edhe ndodhi pjesë e klubit u bënë aksionarë serioz që vijnë me shumë sukses nga futbolli dhe nga bizneset përkatëse duke i besuar planit tonë dhe të cilët i falënderoj, poashtu Shtabi Teknik u pasurua me kuadra profesionale për të arritur objektivat tona, ky ishte plani për KF Llapi-n i cili nuk gjeti përkrahje të plotë dhe u krijua një atmosferë për të cilin edhe jeni në dijeni tashmë”.

“Duke e parë këtë atmosferë e cila kaloj përtej sportiviteti rasti i sulmit ndaj prof. Bylbyl Sokolit dhe e cila po mbretëron që nga fillimi i kampionatit dhe ku nuk na u dha mundësia të japim kontributin tonë sipas planit të paraparë un jap dorëheqje nga të gjitha funksionet në KF Llapi dhe lëshoj rrugë për ata që kanë vizion, ide dhe aftësi menaxheriale e sportive dhe financiare më të avancuara dhe për ta quar klubin përpara”.

“Kontributin dhe ndihmën time ndaj vendlindjes dhe qytetit të Podujevës do ta vazhdoj në forma të ndryshme”, ka shkruar Dumanica në rrjetet sociale.

Llapi është i treti në kampionat me 16 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori