LAJMI I FUNDIT:

Trump: Po planifikojmë takimin e radhës me Kim Jong-un

Trump: Po planifikojmë takimin e radhës me Kim Jong-un

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha të martën se po planifikohet takimi i tij i dytë me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, dhe se ai mendon se është bërë përparimi “i pabesueshëm” në bisedimet e shtetit me një vend të izoluar.

“Po ndodh dhe ne po punojmë për të vendosur takimin e dytë me Kim Jong un”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, pasi njoftoi dorëheqjen e ambasadores amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley.


Ai tha se Sekretari i Shtetit Mike Pompeo kishte pasur biseda shumë të mira me Kim gjatë fundjavës dhe se tre ose katër vende janë duke u konsideruar për takimin e radhës me liderin koreano-verior.

Mike Pompeo u bëri jehonë komenteve të Trump kur u foli shkurtimisht gazetarëve, gjatë një vizite të martën pasdite në Shtëpinë e Bardhë.

“Ndërsa ka ende një rrugë të gjatë dhe shumë punë për të bërë, ne tani mund të shohim një rrugë ku do të arrijmë qëllimin përfundimtar (tonë), i cili është denuklearizimi i plotë dhe përfundimtar, i verifikuar i Koresë së Veriut”, tha Pompeo.

Trump dhe Kim mbajtën një samit të parë historik në Singapor më 12 qershor, në të cilin Kim u zotua të punojë drejt denuklearizimit të gadishullit Korean.

Megjithatë, veprimet e tij kanë rënë në kundërshtim me kërkesat e Uashingtonit për një inventar të plotë të armëve dhe objekteve të saj, dhe hapave të pakthyeshëm për të hequr dorë nga arsenali bërthamor i cili mund të kërcënojë Shtetet e Bashkuara. /tch/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori