Trend i ri në fitnes: Edhe argëtoheni, edhe i shpenzoni 1200 kalori në orë!
I karakterizojnë këpucët speciale – të ashtuquajturat këpucë kërcyese “Kangoo Jumps” – të cilat amortizojnë kërcimet, mbrojnë nyjat dhe mundësojnë përjetim të paharrueshëm të kërcimeve në trampolinë.
Kjo mënyrë argëtuese e ushtrimeve paraqet trening intensiv dhe me motivacion të lartë i cili lëviz gjithë trupin, shton qëndrueshmërinë dhe vëllimin e muskujve, por edhe ndikon pozitivisht në sistemin kardiovaskular, transmeton Telegrafi.
Kur i përdorni këpucët “Kangoo Jumps”, në ushtrim aktivizohet edhe çdo qelizë e trupit tuaj. Kjo do të thotë që të gjithë muskujt tuaj njëkohësisht do të formësohen.
Filozofia e stërvitjes me Kangoo Jumps ka të bëjë me faktin që stërvitja nuk duhet të jetë monotone, por duhet të bëhet me kënaqësi. Ajo përfaqëson një nga stërvitjet më unike në botë dhe u shpik në vitin 1920 me qëllim kryesor rehabilitimin e lëndimeve që përfshinin gjunjët dhe kyçet e këmbëve.
Të mirat të cilat na i ofron kjo mënyrë e ushtrimit:
– Dobësim të shpejt dhe të sigurt, i cili në mënyrë natyrale formëson trupin, forcon sistemin muskulor-kockor dhe përmirëson masën e muskujve dhe indet yndyrore;
– Përmirëson metabolizmin në gjendje qetësie prandaj trupi shpenzon më shumë kalori edhe disa orë pas ushtrimit;
– Forcon zemrën dhe muskujt e tjerë (që të punojnë me efikasitet), përmirëson qarkullimin periferik dhe zvogëlon numrin e rrahjeve të zemrës në gjendje të qetë;
– Është preventivë për problemet kardiovaskulare dhe ndihmon në rehabilitimin e problemeve të zemrës;
– Zvogëlon shfaqjen e osteoporozës dhe shton dendësinë e eshtrave dhe mbron nyjat nga lodhja kronike të shkaktuar nga ushtrimi me baza të fora;
– Ngadalëson atrofinë e muskujve në procesin e plakjes;
– Zvogëlon dhembjet në qafë dhe shpinë por edhe dhembjet e tjera të shkaktuara nga mungesa e ushtrimeve;
– Përmirëson metabolizmin duke i zvogëluar pengesat metabolike dhe problemet me lukthin;
– Zvogëlon lodhjen dhe dhembjet menstruale te femrat.
Më e mira nga e gjitha është që çizmet “Kangoo Jumps” ofrojnë siguri, rezistencë dhe kërcim të ulët pa u rrezikuar nga lëndimet e sistemit kockor-muskulor, prandaj këto këpucë i bën një ndër treningët më të mirë të aerobisë.
Mënyra e këtillë e ushtrimeve ka elementin më të rëndësishëm – është shumë argëtuese dhe interesante që shton shanset për ushtrime të vazhdueshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Ja si të lani pantallonat prej lëkure: Mos bëni gabime prej fillestari
10 shenja që tregojnë se ju kanë bërë magji!
Bëni spërkatës kundër mushkonjave dhe hiqni qafe këto insekte të bezdisshme
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri