LAJMI I FUNDIT:

Policët gjermanë “dyshohet” se përdorën forcë të tepruar gjatë arrestimit të riut me ngjyrë, publikohen pamjet e këtij momenti (Video, +18)

Policët gjermanë “dyshohet” se përdorën forcë të tepruar gjatë arrestimit të riut me ngjyrë, publikohen pamjet e këtij momenti (Video, +18)

Policia gjermane ka rrahur një të ri me ngjyrë që ishte i paarmatosur, të cilin e përplasin në tokë dhe më pas e shqelmojnë dhe grushtojnë, kurse videoja e këtij momenti rrëqethës është filmuar në Berlin.

Autor i kësaj video është kompania Redfish që e ka postuar në rrjetet sociale, dhe shfaq një grup prej të paktën 10 policëve, duke e mbajtur në tokë të riun, derisa masa e habitur me atë çfarë po ndodhte në afërsi të metrosë në Kottbusser, kritikonin veprimin e policisë, transmeton Telegrafi.


Derisa 22-vjeçari për të cilin policët thonë dyshohet për vjedhje të biçikletës po qëndronte në tokë, disa prej policëve e grushtonin dhe shqelmonin pandërprerë.

Policia e Berlinit ka njoftuar se ka filluar hetimet, për të konstatuar nëse policët kishin përdorur forcë të tepruar gjatë arrestimit të riut me ngjyrë. Ata gjithashtu kanë lëshuar një komunikatë, në të cilën shpjegohet versioni i tyre lidhur me atë që është filmuar në rrugët e Berlinit.

Sipas policisë, ata kishin kontaktuar të riun lidhur me vjedhjen e një biçiklete. Dhe në një moment kishte tentuar të ikë nga vetura e policisë, gjë që nuk shihet në videon e publikuar.

Megjithatë, policia gjermane nuk ka treguar se si kishte ardhur deri te eskalimi i situatës, ku i riu i paarmatosur tërhiqet zvarrë dhe shkelmohet e grushtohet.

Policia e Berlinit gjithashtu ka njoftuar se janë lënduar disa policë, pasi që turma që ishte përreth i kishte gjuajtur me sende të forta siç janë shishet, gurët dhe saksitë e luleve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Azia
Kalo në kategori