Rusia do të bashkëpunojë me SHBA dhe presidentin aktual Donald Trump, tha sot presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe shtoi se shpreson se “teza e errët amerikane” për përzierjen e pretenduar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në këtë vend, do të zhduket dhe të ndalojë helmimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Siç raporton TASS, ai theksoi se SHBA është fuqia më e madhe botërore dhe liderë në shumë aspekte kryesore dhe ” partner natyror” i Rusisë në shumë fusha, duke përfshirë sigurinë ndërkombëtare, mospërhapjen e armëve të shkatërrimit në masë, luftën kundër terrorizmit, luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit.
“Nuk ka asnjë president tjetër i SHBA-së, as edhe SHBA tjetër. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë”, tha Putini në sesionin e Javës së Energjisë Ruse.
Ai tha se shpreson që obskurantizmi në Amerikë të zhduket në lidhje me ndërhyrjen ruse.
“Dua që obskurantizmi në lidhje me përzierjen e pretenduar të Rusisë në fushatën zgjedhore në SHBA të pushojë me kohë dhe të zgjidhen gjërat reciproke në këtë sferë, si dhe në tregun e naftës,” tha Putin duke u përgjigjur në pyetjen se çfarë do të dëshironte të shihte në zgjedhjet për Kongresin e SHBA në mes të mandatit presidencial.
Ai tha se shpreson që “grindjet e brendshme politike në SHBA do të ndalonin helmimin e marrëdhënieve ruso-amerikane dhe ndikimin e situatës në botë”. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit