Zv. kryeministrja dhe ministrja për mbrojtje të Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska në intervistë për televizionin grek “Sky” tha se në kuadër të votimit të qytetarëve që votuan “për” në BE dhe NATO dhe marrëveshjes, të cilët nuk janë vetëm mbështetësitë e tyre, do të kenë mundësinë e dytë, që të të dërgojnë një mesazh të ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Njerëzit të cilët votuan për BE dhe NATO dhe për marrëveshjen nuk janë vetëm mbështetësit tanë. Dëshirojnë të shikojnë perspektivën për vendin dhe për këtë që po shikoni këto ditë është se edhe për shkak të një “për” të fortë opozita ndoshta do të përpiqet ta bllokojë këtë mundësi. Nëse ndodh kjo, me të vërtet besoj se të gjithë këta njerëzit do të mundohen që ta marrin këtë mundësi të dytë përsëri që ta kthejnë mesazhin, duke formuar shumicën e cila me të vërtet do të shkojë përpara. Në politikë nuk ekzistojnë baste të sigurta”, tha Sheqerinska.
Sheqerinska tregoj edhe hapat e mëtejshëm pas referendumit, ku tha se kjo përbërje, më shumë për 10 ditë, do të bisedojë me deputetët dhe partitë politike që të shikohet se a ekzistojnë mundësitë reale për shumicën e dy të tretave. Në atë rast, siç tha, nuk do të humbet kohë, sepse merren parasysh edhe kufijtë e afërt të marrëveshjes. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet
Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti
Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat
Me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës mbi arkivol, në Kalabari i jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit
Aeroporti i Tiranës po përfiton nga sfidat e aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit
Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë
"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova
Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse
Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël
Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë
Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024