Mos marrja e pagave për dy muaj ka shtyrë punëtorët e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, që të protestojnë, ata paralajmërojnë se nuk do t’i ndalin protestat deri në marrjen e pagave.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Pallatit të Rinisë, Enver Musiqi, ka thënë për Telegrafin se ka dy muaj që punëtorët nuk kanë marrë pagat dhe se për këtë çështje kanë komunikuar me zyrtarët e Agjencisë së Kosovare të Privatizimit dhe Komunës së Prishtinës, por sipas tij ata po ia hedhin fajin njëri-tjetrit për mos dhënie të pagave.
“Arsyeja pse po protestojmë është për shkak të mos marrjes së pagave që nga muaji korrik. Kemi kontaktuar me institucionet e administratës të Agjencisë së Privatizimit, pastaj edhe me të Komunës së Prishtinës. Kështu që kemi qenë punëtorë të Administratës së autoritetit të likuidimit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, një marrëveshje që është arritur mes Komunës së Prishtinës dhe AKP-së kemi kaluar nën kompetencat e komunës”, tha për Telegrafin, Musiqi.
Ai tha se kanë mbetur në udhëkryq, ku nuk e dinë se nga kush të kërkojnë përgjegjësi për mos marrjen e pagave.
“Kur kërkojmë llogari nga Agjencia Kosovare e Privatizimit ata thonë se ka një obligim Komuna e Prishtinës”, tha ai.
Musiqi thotë se do të marrin masa të tjera, duke e përshkallëzuar protestën apo grevën.
“Nëse nuk bëhet një zgjidhje, atëherë do ta përshkallëzojmë protestën deri në hyrja në greve duke mos i kryer shërbimet nga ana e punëtorëve”, tha ai.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës në muajin dhjetor 2017 kishte marrë vendim që Pallati i Rinisë dhe Sporteve nga Agjencia Kosovare e Privatizimit të kalojë në pronësi të Komunës së Prishtinës, ndërkohë që zyrtarisht më 12 shtator 2018 ishte bërë dorëzimi nën kompetencat e Komunës së Prishtinës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit