RIT Kosovë (AUK) edhe këtë vit ofron programin përgatitor për studime universitare. Pre-College Preparatory Program, apo shkurt PCPP, tani është një program i krijuar në RIT Kosovë (A.U.K) dhe ka të regjistruar gjithsej 328 student të cilët kanë ndjekur programin.
Lavon Bajrami, drejtori i programit tha se “Fillimisht, programi ka ofruar vetëm lëndën e gjuhës angleze për qëllime akademike mirëpo ekipi i programit vendosi që prej vitit të kaluar akademik të ofroj edhe lëndën e matematikës si pjesë përbërëse të programit.
Kjo do të thotë që tanimë ky program pajis studentët me shkathtësi të duhura që ata të mund të aplikojnë dhe të regjistrohen për studime universitare të sistemit Amerikan në gjuhen Angleze.
Është shumë me rëndësi të ceket që lënda e matematikes ofrohet në gjuhen Angleze, risi kjo e cila ju jep mundësi studenteve të mësojnë matematikën me një qasje liberale ku studenti mëson jo vetëm prej profesorit por duke përdorur mjete bashkëkohore të mësim nxënies të zhvilluara nga programet globale për zhvillim të edukimit”.
Qëllimi specifik i lëndës së Anglishtes është të ju ofrojë studenteve mundësinë të mësojnë të shkruarit dhe të lexuarit akademik, dy elemente këto të rëndësishme për studime të drejtimeve të ndryshme në gjuhen Angleze.
Shkollimi i lartë në Amerikë ka marrë një formë të llojit të vet ku studenti notohet për vëllimin e leximit që kryen si dhe duke sintetizuar teorinë dhe praktikën dhe duke ofruar projekte aplikative të shkruara në forma të “eseve” të ndryshme me stil të njëtrajtshëm nga organizata të ndryshme në SHBA.
Lënda e matematikes synon të ndihmojë studentët që të fitojnë njohuri në konceptet themelore matematikore të kërkuara për provimin pranues në RIT Kosovë (A.U.K).
Lënda është e dizajnuar që t’ju ofrojë studentëve një rishikim solid, si dhe një mundësi për të mësuar konceptet bazë të matematikës, duke përfshirë, por pa u kufizuar në: vetitë e numrave, aritmetikën, algjebrën, proporcionet dhe probleme tjera te zbatuara.
Programi zgjat 10 javë dhe ofrohet gjatë semestrave standarde të RIT Kosove (AUK), ai vjeshtor dhe ai pranveror.
Për këtë vjeshtor, programi ofrohet vetëm në Prishtinë dhe periudha e aplikimit është e hapur nga 26 shtatori deri më 14 tetor, 2018.
Studentët e klasave të 12-ta nga të gjitha shkollat e mesme të Prishtinës dhe rrethinës mund të aplikojnë falas për të ndjekur këtë program.
Ne semestrin pranveror, programi do të ofrohet në 7 rajonet e Kosovës.
Programi do të fillojë më 22 tetor, 2018. Informatat për program mund t’i gjeni KËTU. /Telegrafi/
Artikull i Sponsoruar
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë
Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë
Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore