LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Pranuam gjithçka që kërkohej nga ne, si në vitet 90-ta ashtu edhe në vitin 2001 dhe 2004

Mickoski: Pranuam gjithçka që kërkohej nga ne, si në vitet 90-ta ashtu edhe në vitin 2001 dhe 2004

“Marrëveshja për ndryshimin e emrit është e dëmshme dhe duhet të refuzohet. Kjo marrëveshje është kundër interesave kombëtare maqedonase, kundër shtetit maqedonas. Marrëveshja është “mish i egër” vendosur në organizëm të shëndoshë që ngulfat dhe më pastaj do të tërheq poshtë nëse nuk kundërshtojmë” deklaroi Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në fjalimin e tij para pjesëmarrësve të marshit protestues që opozita maqedonase e organizoi sot në Ohër.

Kryetari i ORM-PDUKM-së para simpatizantëve dhe përkrahësve të kësaj partie rikujtoi në disa momente historike, ku bashkësia ndërkombëtare ka premtuar ardhmëri më të mirë për vendin përmes pranimit të referencës së përkohshme, ndryshimi i flamurit, Kushtetutës, marrëveshja e Ohrit, dhe ndarja territoriale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pranuam gjithçka që kërkohej nga ne, edhe në vitet 90-ta, edhe në 2001 dhe në 2004. Tash të dorëzohemi, të ndryshojmë qasjen dhe kjo që sot na ofrohet nuk e pranojmë, për shkak se është kundër interesave tona, kundër asaj që na e lanë paraardhësit tanë. Për këtë shkak kjo është marrëveshje për ndryshimin e vet neve”, tha mes tjerash Mickoski.


Ai paralajmëroi qytetarët e vendit se nëse kalon ajo çka i ofrohet Maqedonisë, siç tha ai “me marrëveshjen e pranuar humbet identiteti kombëtar dhe në të njëjtën kohë i jepet mundësi Greqisë të bllokojë rrugën evropiane të Maqedonisë, si dëshiron dhe kur dëshiron”.

“Dhe nëse kjo kalon, vite më pastaj do të vijë momenti kur Greqia përsëri do të vendosë kushte të reja, dhe ne atëherë do të jemi me identitet, histori dhe arsim të ndryshuar. Nëse me referendumin jepet drita e gjelbër për marrëveshjen me Greqinë, praktikisht vendoset dritë e kuqe për referendumin e vitit 1991”, tha Mickoski.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori