LAJMI I FUNDIT:

Qyteza braziliane ku lindin binjakë, eksperiment i nazistëve?!

Qyteza braziliane ku lindin binjakë, eksperiment i nazistëve?!

Cândido Godói është një qytezë prej 7000 banorësh në jug të Brazilit dhe ajo që e bën të veçantë është numri jashtëzakonisht i lartë i binjakëve.

Niveli i lindjeve të tyre në këtë fshat është 10 herë më i lartë se mesatarja kombëtare dhe askush nuk e di përse.


Një ekip ekspertësh të gjenetikës i kanë hyrë punës ta zbulojnë shkakun e këtij fenomeni.

Në përpjekje për të hedhur dritë mbi misterin e hershëm, specialistët kanë bashkëpunuar prej vitesh me pjesëtarë të këtij komuniteti, kanë mbledhur kampionë ADN-je e kanë krijuar një bazë të dhënash mbi historikun e familjeve.

Në qytetin e binjakëve, “të shohësh dyshe” është një normalitet, thotë BBC. Çdo dy vjet, Cândido Godói zhvillon një festival për qindra binjakët e lindur atje.

Banorët vetë nuk e shikojnë si diçka të jashtëzakonshme sepse janë mësuar me këtë gjë, por jashtë fshatit, kureshtja është e madhe.

Përse ndodh pikërisht këtu? Një lloj shpjegimi edhe mund të ketë.

Qyteza ka qenë e kolonizuar nga gjermanët. Edhe sot, 80 % e popullatës është me prejardhje gjermane, 13% polakë dhe 7% etni të tjera.

“Ne kemi menduar se ka një lloj predispozite për lindje të tilla”, rrëfejnë banorë të zonës, “por qarkullojnë disa teori sipas të cilave e gjithë kjo lidhet me nazistet”.

Një pjesë e vendasve pretendojnë se Jozef Mengele, i njohur ndryshe si “Engjëlli i Vdekjes”, është parë këtu në vitet 1960 përpara se të largohej prej Amerikës së Jugut dhe ka qenë i famshëm sidomos për eksperimentet që bënte me binjakët në Aushvic. /tch/

Në trend Fun

Më shumë
Babai i katër vajzave nga Teksasi zbulon cila është fraza që është lodhur duke e dëgjuar

Babai i katër vajzave nga Teksasi zbulon cila është fraza që është lodhur duke e dëgjuar

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Kalo në kategori