LAJMI I FUNDIT:

Arkeologët zbulojnë një vulë 2,700-vjeçare

Arkeologët zbulojnë një vulë 2,700-vjeçare

Arkeologët kanë zbuluar një vulë 2,700-vjeçare të epokës së mbretërisë Urartu në provincën turke Elazıg.

Vula është gjetur në kështjellën e Harputit, ku një ekip arkeologësh janë duke kryer gërmime.

Kështjella është ndërtuar në shekullin e VIII p.e.s., gjatë periudhës së mbretërisë Urartu, ndërsa më pas ajo ka qenë nën sundimin e shumë civilizimeve të tjera, përfshirë atë romake, sasanide, bizantine, abaside, selxhuke dhe së fundmi osmane.


Kjo vulë cilindrike i përket shekullit VII p.e.s.. Ajo flet për kompetencat e personave të rëndësishëm gjatë periudhës së mbretërisë Urartu dhe për nocionin e pronës private. Vulat e para janë bërë prej argjile dhe më pas prej guri dhe metali. Në pjesën e sipërme të kësaj vule gjendet figura e dhisë me krahë, ndërsa anash figura e kalit me krahë. /BW/