Legjenda e Zvicrës shpërthen ndaj shqiptarëve: Xhaka nuk duhet të jetë kapiten, Behrami pati pushtet të tepërt e Shaqiri e ngarkonte shumë vetën
Festa me shqiponjë nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri nuk është harruar ende në Zvicër.
Përkundër se u dënuan nga FIFA dhe u ngritën shumë debate, kjo çështje, nuk ka përfunduar.
Së fundi për ekipin e Zvicrës ka folur ish-lojtari i saj, Stéphane Henchoz. Ai në një intervistë për ‘Blick’, ka thënë se helvetikët luajtën dobët në Rusi, sidomos ndaj Suedisë, derisa ka kritikuar veprimin nga Xhaka dhe Shaqiri, përcjell albinfo.ch.
“Stephan Lichtsteiner me gjasë nuk do të jetë në formacionin e parë, por kush duhet të bartë shiritin e kapitenit. Yann Sommer ose Granit Xhaka, por unë preferoj Sommer. Xhaka luan rregullisht në Arsenal, por kapiten i Zvicrës duhet të jetë zviceran. Jam kundër që Xhaka të bëhet kapiten. Xhaka nuk e përfaqëson as Zvicrën dhe as zviceranët. Ai nuk këndonte as himnin e Kombëtares. Do ta godisja shuplakë, kur nuk e këndon himnin kombëtar”, thotë ish-futbollisti i Liverpoolit, transmeton albinfo.ch.
“Nëse Petkoviq vendos që Xhaka të bëhet kapiten, atëherë do të ishte një problem. Futbollistë si Sommer, Schaar apo Lichtsteiner që kanë përfaqësuar Zvicrën tradicionalisht, do të ndiheshin të lënë jashtë. Edhe vetë tifozët, nuk do ta shihnin më Zvicrën si ekipi që i përfaqëson”, ka shtuar tutje ai.
“Disa lojtarë thonë se kanë dëshirë të madhe të luajnë për Zvicrën. Pse, sepse sigurojnë një kontratë të mirë pas Botërorit? Nuk dua që ata të këndojnë himnin si amerikano-jugorët apo italianët, por të paktën ta ndiejnë atë? As Petkoviq nuk e këndon, edhe ai nuk është model për t’u marrë”.
Ish-mbrojtësi i njohur zviceran thotë se trajneri ka dështuar të mbajë skuadrën e bashkuar.
Ai ka kritikuar edhe Behramin. “Mendoj se trajneri i ka dhënë shumë pushtet, dhe është ditur se një ditë do të ndodhë kjo. Trajneri e ka pyetur veten? Kush ka më shumë pushtet? Unë apo ai?”.
Ish-kapiteni i Zvicrës nuk ka lënë pa kritikuar edhe Shaqirin, duke thënë se ka shpërdoruar rastin sa ishte te Bayerni.
“Ai nuk e kuptoi se çka kërkohej nga ai. E bëri stërvitjen, shkoi në Zvicër e vizitoi miqtë e tij. Ndoshta ka ngrënë edhe ndonjë qebap. Pastaj u kthye në Munih për dy orë e gjysmë. Nëse vozit me veturë për dy orë e gjysmë, kjo nuk është e mirë për muskujt e këmbëve. Lëndimet e muskujve nuk ishin fat i keq. Ju jeni i pafat kur ju një kundërshtar ju lëndon, por duhet të kujdeseni për trupin tuaj”.
Stéphane Henchoz ka luajtur në Xamax, Hamburger, Blackburn, Liverpool, Celtic, Wigan, Blackburn. Gjithashtu luajti 72 ndeshjen për Zvicrën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Jude Bellingham zbulon arsyen emocionale që qëndron pas numrit që bartë në fanellën e Real Madridit
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'