LAJMI I FUNDIT:

Incident pronësor në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, intervenon policia

Incident pronësor në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, intervenon policia

Pronari i një objekti në ndërtim e sipër përballë hotelit “Arka” në Çarshinë e vjetër të Shkupit e ka çmontuar skelën që ishte ngritur nga hoteli, njoftoi sot pasdite policinë një i punësuar i hotelit.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, policia menjëherë erdhi në vendin e ngjarjes pas marrjes së ankesës dhe arriti në përfundim se ishte një problem juridik pronësor dhe se rendi dhe qetësia nuk ishin shkelur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Personat u paralajmëruar dhe u drejtuan për të zgjidhur problemin përmes institucioneve kompetente.


Ministria e Brendshme informon se masa dhe aktivitete shtesë janë ndërmarrë për përcaktimin e fakteve nga raportimi dhe po punohet për zgjidhjen e plotë të rastit./Telegrafi/