LAJMI I FUNDIT:

Plagoset një person nga Gostivari

Plagoset një person nga Gostivari

Prokuroria Publike Themelore Gostivar po heton sulmuesin që plagosi një person sot në shtëpinë e tij në fshatin Banjicë e Poshtme, Gostivar.

Nga Prokurorit Publike njoftojnë se prokurori publik ka kryer hetim në vendin e ngjarjes, ku ishte i plagosur personi dhe dha urdhër për të mbledhur dëshmitë e ngjarjes, për skicimin dhe fotografimin e vendit dhe dha urdhër për kërkimin e të dyshuarit.


Sipas informacioneve të para i dyshuari i cili është në lidhje farefisnore me të lënduarin, ka gjuajtur me armë zjarri dhe e ka plagosur në stomak. Me veturën e ndihmës së shpejtë i plagosuri është dërguar në Qendrën për Urgjencë në Shkup, ku i është bërë intervenim kirurgjik.

Policia ka marr të gjitha masat për zbardhjen e rastit. /Telegrafi/