Kreu i Kishës Ortodokse Serbe për Rashkë dhe Prizren ka bërë një apel lidhur me Kosovën, duke mbështetur vendimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe në maj të këtij viti, në të cilin thuhet se “Kosova dhe Metohia, me 1,500 objekte fetare ortodokse serbe, është një pjesë e patjetërsueshme e Serbisë, dhe se me ndarjen e Kosovës shumica e serbëve do të liheshin ‘në mëshirën dhe pamëshirën’ e shqiptarëve”.
“Ruajtja e kësaj pjese të vendit tonë nuk është çështje e ideologjisë kombëtare apo mitologjisë, për më tepër, as vetëm e territorit, por paraqet thelbin e vërtetë të qenies sonë kishtare-kombëtare dhe ekzistencës, që neve si popull të Zotit dhe Kishën e Krishtit na ruajti të gjallë ndër shekuj në këtë hapësirë”, thuhet në apel.
Më tej në apel, të cilin e transmeton “Beta”, thuhet se “ruajtja e Kosovës, si pjesë integrale e Serbisë, në përputhje me Kushtetutën dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk do të thotë “konfrontim me botën’, por afirmimi i qëndrimit se pa të drejtat dhe liritë themelore të një populli, identitetit të tij, shpirtërores dhe kulturës, nuk mund të gjenet zgjidhje e qëndrueshme afatgjatë”, përcjell Telegrafi.
“Me ndarje, shkëmbim të territorit apo demarkim mes serbëve dhe shqiptarëve, shumica e serbëve në Kosovë do të mbeteshin në mëshirën e atyre që deri më tani nuk treguan gatishmëri për të respektuar të drejtat tona”.
“Në një zhvillim të tillë të padëshirueshëm të ngjarjeve ekziston një rrezik i madh që të përballemi me përndjekje të ngjashme me atë të marsit 2004, ose që nën presion dhe terror të heshtur, të detyrohem në eksod”, thuhet në komunikatë.
Kisha Serbe për Rashkë dhe Prizren ka ftuar përfaqësuesit e Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare që klerit të Kishës dhe popullit serb t’ua mundësojë jetën e qetë në Kosovë, si dhe ruajtjen e objekteve të shenjta në mënyrë që të vazhdohet kontinuiteti i ekzistencës së Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.
“Ky apel nuk përbën ndërhyrje në politikë, por është një klithmë e madhe e atyre që, duke jetuar në Kosovë dhe Metohi, përpara Zotit dhe ndërgjegjes së tyre, kanë përgjegjësi ndaj popullit besimtar, me të cilin e bëjmë kishën të gjallë”, thuhet në deklaratën e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani vizitë zyrtare në SHBA, merr pjesë në Samitin SHBA-Afrikë
“Dita e Dëshmorëve të Shqipërisë”, Kurti: Dëshmorët e UÇK-së përfaqësojnë grupin e fundit të madh të të rënëve për lirinë e vendit
Antikorrupsion: Janë konstatuar 45 raste lidhur me zgjedhjet në RMV
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak