LAJMI I FUNDIT:

Vitin e kaluar e ndihmoi Ballkanin të rikthehet në Superligë, tani do ta ketë kundërshtar: Valon Bytyqi thotë se do të jetë një ndeshje e veçantë

Vitin e kaluar e ndihmoi Ballkanin të rikthehet në Superligë, tani do ta ketë kundërshtar: Valon Bytyqi thotë se do të jetë një ndeshje e veçantë
Valon Bytyqi - KF Liria

Valon Bytyqi do të ketë emocione të përziera kur të përballet me skuadrën e Ballkanit.

Liria dhe Ballkani do të përballen gjatë ditës së nesërme në stadiumin Përparim Thaçi, në kuadër të ndeshjes e parë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.


Valon Bytyqi – KF Ballkani

Si rrallëherë ndodh që një lojtar ta ndihmoj një skuadër të rikthehet në elitën e futbollit dhe më pas të jetë kundërshtar i bashkëlojtarëve në fillim të kampionatit.

Kjo i ka ndodhur mbrojtësit të krahut të djathtë, Bytyqit, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Suharekës gjersa në afatin kalimtar të verës u transferua te prizrenasit.

E rreth kësaj ndeshje të veçantë, ka folur për Telegrafin protagonisti në fjalë duke thënë se do të jetë diçka speciale të ballafaqohet me lojtarët që deri dje kishin luajtur në një ekip.

“Do të jetë një ndeshje e veçantë për mua. Nuk është lehtë të luash kundër një skuadre, të cilën e ki ndihmuar për t’u rikthyer në ligën elitare pas shumë vjetëve. Kam kaluar shumë mirë te Ballkani, kemi pasur një sezon të jashtëzakonshëm dhe puna jonë u shpërblye në fund të kampionatit”, tha 28-vjeçari.

Valon Bytyqi – KF Liria

Ai më tutje tha se pavarësisht kësaj, tash është pjesë e skuadrës ku ka filluar karrierën prej futbollistit dhe se do të luajë për triumfin e “Arpagjik’ve”.

“Unë jam profesionist dhe tani jam pjesë e ekipit ku e kam filluar karrierën. Kemi një ekip të mirë dhe me përforcimet e bëra, jam i sigurt se do të triumfojmë. Ftoj të gjithë tifozët të vijnë në shkallët e stadiumit pasi nuk do t’i zhgënjejmë”, tha Bytyqi.

Valon Bytyqi në stërvitjet e Lirisë

Theksojmë se Ballkani pas katër vjetëve të qëndrimit në Ligën e Parë të Kosovës, është rikthyer në Superligë me pretendime që jetë në pjesën e lartë të renditjes tabelore.

Ndërkohë, Liria gjatë afatit kalimtar të verës ka qenë mjaft aktive duke sjell plotë 17 futbollistë, pas largimit të të gjithë lojtarëve të ekipit sartues të vitit të kaluar.

Ndryshe, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Përparim Thaçi” dhe pritet të startojë në ora 16:45. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori