LAJMI I FUNDIT:

Modric pritet të takohet sot me Perezin dhe ta bëjë lutjen e fundit për t’iu bashkuar Interit

Modric pritet të takohet sot me Perezin dhe ta bëjë lutjen e fundit për t’iu bashkuar Interit

Luka Modric do të takohet sot (e enjte) me Presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, për t’i bërë ofertën e fundit për ta lënë të largohet drejt Interit.

E ardhmja e yllit kroat të Realit vazhdon të mbetet e paqartë dhe në mes dy zjarresh.


Kjo pasi Modric ka shprehur disa herë dëshirën për largim drejt Interit, ndërsa klubi spanjoll nuk dëshiron ta lë të largohet.

Modric do të kërkojë largimin deri në fund, te Real Madridi thonë diçka tjetër
Lexo po ashtu Modric do të kërkojë largimin deri në fund, te Real Madridi thonë diçka tjetër

Sipas burimeve të ndryshme të mediave italiane dhe spanjolle, reprezentuesi i Kroacisë do të zhvillojë sot (e enjte) një takim me Perezin vetëm 24 orë përpara mbylljes së afatit kalimtar në Serie A.

Luka Modric (Getty Images)

Ai dhe agjentët e tij po shtyjnë për një kalim në Giuseppe Meazza, duke pretenduar se Perezi i ka premtuar të le të largohet në fund të sezonit nëse ata fitojnë  përsëri Ligën e Kampionëve.

Interi vetëm për Modricin, largohen opsionet Rafinha dhe Paredes
Lexo po ashtu Interi vetëm për Modricin, largohen opsionet Rafinha dhe Paredes

Megjithatë, pas humbjes së Cristiano Ronaldos në rrethana të ngjashme me Juventusin, Real Madridi janë të vendosur të mos lejojnë një tjetër yll të madh të largohet për një marrëveshje me çmim të ulët.

Pas humbjes së Superkupës UEFA mbrëmë (e mërkurë) ndaj Atletico Madridit në kohë shtesë, tani pritet të jetë e më vështirë lejimi i Modricit të largohet. /Telegrafi/