Parlamenti i Zelandës së Re u ka ndaluar të huajve blerjen e shtëpive ekzistuese në këtë shtet, duke synuar të bëjë këto prona më të përballueshme për banorët e përhershëm.
Ky ndalim vlen për banorët që nuk jetojnë aty vazhdimisht, teksa australianët dhe banorët e Singaporit përbëjnë përjashtim për shkak të marrëveshjeve për tregti të lirë.
Zelanda e Re është duke u përballur me krizë të mos përballueshmërisë së stehimit edhe si pasojë e normave të ulëta të interesit dhe imigrimit në vitet e fundit.
Projektligji është miratuar në parlament me 63 vota, në krahasim me 57 që kanë kundërshtuar të njëjtin.
Personat që nuk janë banorë të Zelandës së Re nuk mund të blejnë shtëpi, mirëpo ata mund të bëjmë investime të kufizuara në banesa të reja që janë pjesë e zhvillimeve të mëdha.
Përveç australianëve dhe banorëve të Singaporit, kjo ndalesë nuk prek edhe personat që kanë leje të përhershme të banimit, shkruan Rel.
Ministri i këtij vendi për Tregti dhe Zhvillim Ekonomik, David Parker e ka përshkruar këtë projekligj “me rëndësi historike”.
“Kjo Qeveri beson se banorët e Zelandës së Re nuk duhet të diskriminohen nga të pasurit e huaj”, ka thënë ai.
Mirëpo kundërshtarët kanë thënë se ndalimi është i panevojshëm dhe se nuk do të zgjidhë asnjë problem. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
IPKO me pako ditore dhe javore 3G dhe 4G
Nafta, drejt rënies
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit