LAJMI I FUNDIT:

Mungesë sigurie në liqenin artificial të Mitrovicës, nuk ka asnjë zhytës (Video)

Mungesë sigurie në liqenin artificial të Mitrovicës, nuk ka asnjë zhytës  (Video)

Dje humbi jetën një 69-vjeçar në liqenin artificial në Mitrovicë. Në këtë liqe, nuk ka zhytës që përkujdesen për sigurinë e qytetarëve që frekuentojnë këtij vend për freskim dhe rekreacion.

Në liqenin artificial të Mitrovicës nuk ka të punësuar asnjë shpëtimtar, e kjo përbën një shqetësim të madh për frekuentuesit.


“Duhet të ketë zhytës, vijnë persona të moshuar këtu, vijnë edhe fëmijë dhe mashtrohen e futen në thellësi, duhet të ketë zhytës”, shprehet për RTV Dukagjinin, Ilmi Lahu.

Liridon Ahmeti, kryetar i klubit të zhytjes “Trepça” , tregon se kanë një marrëveshje gojore me komunën e Mitrovicës, në bazë të cilës ata kujdestarojnë në mënyrë vullnetare vetëm të dielave.

“Kemi marrëveshje që gjatë të dielave të kujdesemi për sigurinë e qytetarëve që frekuentojnë këtë vend”, shprehet Liridon Ahmeti.

Ndërkaq Sami Zeka, Drejtori i drejtorisë së Planifikimit dhe Urbanizmit në këtë komunë, pohon se siguria në liqen mbështetet vetëm në shenjat paralajmëruese dhe zhytësit vullnetar.

Por një projekt që parasheh siguri më të madhe, sipas tij është në prag të finalizimit.

“Projekti i përmban të gjitha. E kemi projektin e kryer, jena në fazën që është dashtë të kryhet studimi i fizibilitetit dhe asaj se çka mundë të parashihet. Duhet mirëmbjatje, rryma e shpenzuar, pastërtia, pastërtia e ujit, siguria e qytetarëve”, shprehet Sami Zeka – Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Mitrovicës.

Por, sërish, shpëtimtarët do të punësohen nga përfituesi i menaxhimit të zonës së liqenit dhe jo nga ana komunale.
Ditën e hëne, një 69 vjeçar humbi jetën, duke u bërë viktima e dytë që ka humb jetë në këtë liqe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori