Interi është në kërkim të një mesfushori cilësor për të kompletuar në mënyrën më të mirë të mundshme mesin e fushës për Luciano Spallettin.
Dy emrat më të përmendur në ditë e fundit janë Arturo Vidal dhe Luka Modric, njëri tashmë është pajtuar, kurse tjetër është ende një ëndërr.
E bukura e tregut të transferimeve të verës është se i lejon klubet që të ëndërrojnë përtej asaj që është pritur fillimisht. Mjafton një ide, një propozim apo thjeshtë një intuitë për të entuziazmuar të gjithë. Kjo është ajo që po ndodh aktualisht në botën zikaltër dhe Sky Sport është përpjekur ta sqarojë, pa krijuar iluzione.
Interi pasi siguroji shërbimet e Sime Vrsaljkos, është fokusuar te mesfusha duke u bërë kryefjala e çdo mediave botërore. Idetë dhe mundësitë reale nuk mungojnë te klubi nga Milano, e së fundmi të dyja këto janë përkthyer në negociata.
Vidali është një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim dhe kështu është një emër që edhe tifozët i bën të pajtohen. Për kualitet, temperamentin, ndikimin në skuadër dhe në zhveshtore. Pra, ai është lojtari që do të jap jetën për Interin, diçka që Spalletti e ka përsëritur vazhdimisht. Negociatat me Bayern Munichun tashmë janë zhvilluar, lojtari i ka thënë ‘po’ Interit, kurse bavarezët kanë pranuar kërkesat e klubit zikaltër: huazim me të drejt blerje në vlerë 18 milionë euro.
Por, para se Interi se të mbyllë këtë transferim, është duke shikuar se e ka ndonjë lojtar tjetër në futbollin evropian që mund të zbukurojë ende mesfushën.
Të gjesh lojtar më të rëndësishëm se Vidali është pothuajse e pamundur. Por, tek Interi është shfaqur një ‘ëndërr’, po flasim për yllin e Përfaqësueses së Kroacisë dhe Real Madriit, Luka Modric. 32-vjeçari ka informuar agjentët e tij për dëshirën për të ndërruar ambient dhe me të dëgjuar këtë Interi ka trokitur në derën e tij. Skuadra italiane deri më tani vetëm ka bërë një vëzhgim të thjeshtë: ka dëgjuar, shqyrtuar dhe vlerësuar çdo gjë. Pra, kjo është ajo çfarë ka ndodhur deri më tani, kontakte, por asgjë konkrete ende.
Florentino Perez pasi lëshoi Cristiano Ronaldon te Juventusi, nuk është i gatshëm të lëshojë edhe numrin 10 të skuadrës, së paku jo aq lehtë. Kjo është arsyeja që të gjithë nuk duhet të mashtrohen aq shpejtë për një transferim të mundshëm.
Interi thjesht grumbulloi informacione, por është e qartë se në mesin e gjithë kësaj ekziston mundësia dhe shpresa.
E vetmja gjë e sigurt dhe e vërtetë në gjithë këtë situatë është se Interi ka ide të qarta. Klubi nga Milano po tregon se është duke ndjekur të mëdhenjtë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=25JYnjQGz5g
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Nëse qaj, atëherë kërkoj falje, por emocionohem kur flas për të” – Guardiola përballë Baggios flet për kohën e kaluar te Brescia
Man United kontaktoi me trajnerin e njohur nga Bundesliga por ai i refuzoi menjëherë
Milani ka gjetur zëvendësuesin ideal të Theo Hernandez
Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit
Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard
Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës
Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp