LAJMI I FUNDIT:

Simeone zgjedh Messin para Ronaldos  

Simeone zgjedh Messin para Ronaldos  
Cristiano Ronaldo - Lionel Messi (Getty Images)

Diego Simeone e ka zgjedhur Lionel Messin si lojtarë më të shkëlqyeshëm se Cristiano Ronaldo.

Një video u shfaq para disa kohësh ku Simeone shihej duke deklaruar preferencën e tij për Ronaldon.


Por, trajneri i Atletico Madridit tani ka konfirmuar besimin e tij se ylli i Barcelonës, Messi, është më i mirë dhe se video kishte një keqkuptim.

Dhjetë lojtarët e nominuar për ‘FIFA lojtari më i mirë i vitit 2018’ – Messi, Ronaldo, Mbappe, Modric dhe Salah kandidatët kryesorë
Lexo po ashtu Dhjetë lojtarët e nominuar për ‘FIFA lojtari më i mirë i vitit 2018’ – Messi, Ronaldo, Mbappe, Modric dhe Salah kandidatët kryesorë

“Nëse unë kam për të zgjedhur mes Messit dhe Ronaldos, atëherë ka shumë të ngjarë që do të zgjedh Messin”, u ka thënë fillimisht Simeone gazetarëve.

Diego Simeone (Getty Images)

“Po, unë thashë [Ronaldo] në një video, por biseda ishte mes meje dhe asistentit të Atleticos, German Burgos, dhe ishim duke folur për futbollin, sikurse të gjithë që flasin për të”.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi (Getty Images)

“Kur flisja për Messin dhe Ronaldon nuk ishte nga perspektiva se kush është më i miri në botë”.

Rooney zgjedh Messin para Ronaldos si më të mirin e të gjitha kohërave
Lexo po ashtu Rooney zgjedh Messin para Ronaldos si më të mirin e të gjitha kohërave

“Unë vetëm do të thosha se në qoftë se ju keni mundësinë për të nënshkruar me njërin prej tyre për një klub normal, me lojtarë normalë, Ronaldo ndoshta do të përshtatet më mirë”.

“Por, me Messin, i rrethuar nga lojtarë të mëdhenj, Messi është më i mirë se Ronaldo”, përfundoi trajneri i Atleticos. /Telegrafi/