Ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla, ka ngushëlluar familjen Demaçi për vdekjen e veprimtarit Adem Demaçi përmes një telegram ngushëllimi.
“Ndarjen nga jeta të Bacës Adem e kemi përjetuar me dhimbje të thellë unë dhe familja ime. Veprimtaria e Bacës Adem si për shumë veprimtarë të tjerë ishte frymëzim edhe për mua. Fatin që ta njoh fizikisht Bacën Adem e kisha përmes dy bashkëpunëtoreve të mi veprimtar te hershëm te çështjes kombëtare Ahmet Haxhiut dhe Nazmi Llapashtica”, ka shkruar Syla.
Sipas tij, baca Adem ka dhënë një kontribut te jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, ka qëndruar gjithmonë vertikal dhe i palëkundur përkundër sfidave të mëdha që ka kaluar në jetën e tij.
“Rrallë ndodhë në histori që një personalitet të jep gjithçka nga jeta për vendin e tij por i tillë ishte Baca Adem. Ai ishte një njeri i hekurt, vizionar, largpamës dhe përkrahës i fort i joni për mobilizimin dhe organizimin e luftës çlirimtare në Kosovë. Prandaj e nderuara familje Demaçi në pamundësi që të jem me juve në këto ditë dhimbje, pranoni ngushëllimet e përzemërta nga unë dhe familja ime”, shkruan në telegramin e ngushëllimit të Sylës, përcjell Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare