LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësministri i Bujqësisë bën dhjetëra gabime drejtshkrimore në raportin dërguar Haradinajt

Zëvendësministri i Bujqësisë bën dhjetëra gabime drejtshkrimore në raportin dërguar Haradinajt

Raportin për 100 ditë pune në ekzekutiv, i cili ka shumë gabime drejtshkrimore, zëvendësministri i bujqësisë Vesel Krasniqi e nisë me takimin që kishte mbajtur me ministrin e tij, Nenad Rikalo dhe në të njëjtën ditë thotë se ka zëvendësuar atë në mbledhjen e Qeverisë.

Madje për këtë mbledhje të qeverisë ku ai kishte marrë pjesë, shkruan në raportin të cilin e ka siguruar Kallxo, se kanë qenë 7 pika në rend dite, dhe më pas ai i liston ato.


Pesë ditë më vonë thotë së është takuar përsëri me ministrin Rikalo, ku ndër tjerë të tjera ka diskutuar edhe për detyrat e tij të reja si zëvendësministër.

Thotë se ka takuar edhe një biznesmen turk, por nuk ia ka përmendur emrin.

“Më 2 shkurt patëm takim edhe me biznesmenin turk (investitor), ku biseduam për mundësinë e bashkëpunimit. Ishin të interesuar të investojnë në prodhimin e fidanëve të forta, gjithmonë në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë”, raporton zëvendësministri Krasniqi.

Ai më pas ka listuar edhe disa takime tjera me zyrtarë të ministrisë dhe zyrtarë tjerë.

Në raportin prej pesë faqesh të zëvendësministrit ka edhe gabime të shumta drejtshkrimore.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori