LAJMI I FUNDIT:

Akil Gjakova fiton medaljen e artë në Grand Prix, mposht kampionin olimpik

Akil Gjakova fiton medaljen e artë në Grand Prix, mposht kampionin olimpik
Foto: oc-kosovo.org

Akil Gjakova e ka nisur në mënyrën më të mirë misionin për të fituar normën Olimpike Tokyo 2020.

Xhudisti ynë fitoi medaljen e artë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.


Gjakova arriti të triumfojë ndaj medalistëve Olimpikë, për t’u ngjitur në podium me të artën në qafë, kategoria -73 kilogramë.

Foto: noc-kosovo.org

Akili në finale mposhti kampionin Olimpik nga Lojërat Olimpike RIO 2016, kategoria -66 kg, italianin Fabio Basile.

Në gjysmëfinale, garuesi ynë u përballë me medalistin e argjendtë nga RIO 2016, Rustam Orujov i Azerbajxhanin, të cilin e mposhti me një Ippon mjeshtëror.

Flamuri i Kosovës duke valuar gjatë marrjes së medaljes së artë nga Akil Gjakova në Grand Prix Foto: Kosovo National Olympic Committee

Në përgjithësi, Akili fitoi pesë luftëra. Ai doli i pari në një konkurrencë prej 56 garuesve.

Rrugëtimi i Aklit deri në finale (Video)
Lexo po ashtu Rrugëtimi i Aklit deri në finale (Video)

Kujtojmë që kjo garë vlente për të fituar pikë për normën Olimpike Tokyo 2020.

Të premten, motra e Akilit, Nora Gjakova doli e pesta në kategorinë -57 kg, kurse Distria Krasniqi, garoi në kategorinë -48 kg dhe u ndalë në raundin e dytë nga fituesja e medaljes së artë, Daria Bilodid.

KOK përgëzon suksesin e xhudistëve tanë dhe trajnerit kampion Olimpik, Driton Kuka. /KOK/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori