LAJMI I FUNDIT:

Ministri Ismaili: Me shërbimin 24 orësh, kemi kursyer mbi 2 milionë euro dhe kemi hequr listën e pritjes për stentim

Ministri Ismaili: Me shërbimin 24 orësh, kemi kursyer mbi 2 milionë euro dhe kemi hequr listën e pritjes për stentim

Për sëmundjet e zemrës dhe stentimin, Ministria e Shëndetësisë, përmes programit për trajtim jashtë vendit, ka shpenzuar 2 milionë euro më pak këtë vit sesa në vitin e kaluar.

Në vitin 2017, për këto trajtime, janë shpenzuar mbi 2.3 milionë euro. Kurse, këtë vit, janë shpenzuar vetëm 110 mijë euro, dhe atë deri në muajin shkurt, kur është lëshuar shërbimi 24 orësh në QKUK në Kardiokirurgji dhe Kardiologji.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.


Sipas tij, këto shërbime kanë bërë që tani të hiqet edhe lista e pritjes për stentim në QKUK.

“Në vitin 2017, për trajtimin e sëmundjeve të zemrës dhe stentimin, janë paguar mbi 2.3 milionë euro për t’i trajtuar qytetarët tanë jashtë vendit ose jashtë Institucioneve publike shëndetësore. Këtë vit, kemi shpenzuar vetëm 110 mijë euro, madje vetëm deri në muajin shkurt, kur kemi lëshuar shërbimin 24-orësh në QKUK për këto raste. Të gjitha rastet tjera pastaj janë trajtuar në QKUK, me ç’rast edhe është hequr lista e pritjes për stentim”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministrja Gashi takohet me homologun e Kolumbisë, bisedojnë për hapjen e ambasadës së Republikës së Kosovës

Zëvendësministrja Gashi takohet me homologun e Kolumbisë, bisedojnë për hapjen e ambasadës së Republikës së Kosovës

Lajme
A takohen me njëri-tjetrin? - Osmani flet për raportet me kryeministrin Kurti

A takohen me njëri-tjetrin? - Osmani flet për raportet me kryeministrin Kurti

Lajme
30-vjeçarja përpin aksidentalisht një gjilpërë, shpëtohet nga ekipi i Pulmologjisë

30-vjeçarja përpin aksidentalisht një gjilpërë, shpëtohet nga ekipi i Pulmologjisë

Lajme
Policia konfiskon armë dhe mbi 60 fishekë në Istog dhe Deçan

Policia konfiskon armë dhe mbi 60 fishekë në Istog dhe Deçan

Kronika e Zezë
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë

Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë

Lajme
Tentim vrasje në Deçan, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

Tentim vrasje në Deçan, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori