LAJMI I FUNDIT:

Italia investon 3 milionë euro në shëndetësinë kosovare

Italia investon 3 milionë euro në shëndetësinë kosovare

Grupi i spitaleve italiane, i përfaqësuar nga Spitali Pediatrik “Meyer” nga Firence, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dy vjeçare me Ministrinë e Shëndetësisë për forcimin e aftësive profesionale të personelit shëndetësor të repartit të Kardiokirurgjisë në QKUK.

Marrëveshja është pjesë e projektit 3 milionësh “Mbështetje për sistemin shëndetësor në Kosovë”, i financuar nga Qeveria italiane nëpërmjet Agjencisë Italiane për Bashkëpunim e Zhvillim.


Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, duke e konsideruar si shumë të rëndësishme këtë marrëveshje, u shpreh se sistemi shëndetësore në Kosovë ka nevojë për shumë investime, ndryshime dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Sipas tij, përmes kësaj marrëveshje mjekët e Kosovës, do të kenë mundësi të marrin shkathtësi dhe përvoja të reja nga qendrat më të njohura shëndetësore.

“Ky projekt është projekt i rëndësishëm për arsye se sjellë diturinë nga qendra të rëndësishme te mjekët tanë duke u mundësuar që të shkëmbejnë përvoja dhe duke u mundësuar që të ngrisin shkathtësitë e tyre nëpërmjet punës praktike dhe në këtë mënyrë të arrijnë deri tek shërbime të reja, ose ndoshta shërbime të kualitetit më të lartë se sa ajo që e kemi. Po ashtu, konsideroj se ky bashkëpunim i cili ka filluar shumë më herët, por i cili tani po merr një formë më kuptim plote, është duke u formësuar më shumë me dinamizëm më të madh, pasi mbështet edhe pjesën e investimeve kapitale me pajisje”, ka deklaruar Ismaili.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristofor Sardi u shpreh se objektivi i këtij projekti 3 milionë eurosh  është  forcimi i shërbimeve të kardiokirurgjisë pranë QKUK-së.

“Është një projekt që kap vlerën prej 3 milionë euro për të mbështetur institucionet e shëndetësisë në Kosovë që të forcojnë dhe përmirësojnë shërbimet e tyre, për t’i bërë të përgjegjshme ndaj popullatës në Kosovë dhe përmes standardeve që aplikohen në vendet e BE-së. Në këtë kuptim ky projekt është zhvilluar në linjë me prioritet të cilat janë treguar nga Ministria e Shëndetësisë dhe përmes rishikimit të projektit 2017-2021, dhe në brendësi të këtyre prioriteteve është forcimi i kapaciteteve të repartit të kardiokirurgjisë me një aktivitet të trajnimit të stafit mjekësor dhe tërë këtë e bëjmë në kuadër dhe me qëllim që të mbështesim Kosovën në procesin e integrimit evropian edhe në këtë sektor që është shumë i rëndësishëm dhe që është thelbësor” u shpreh Sardi.

Drejtori i përgjithshëm i Spitalit Pediatrik “Meyer” të Firencës, Alberto Zanobini u shpreh se ky bashkëpunim me shëndetësinë kosovare është jo vetëm afrim mes stafeve mjekësore, por edhe investim në miqësinë e shtetit të Kosovës dhe Italisë.

“Sistemet sanitare janë një investim i madh në demokracinë dhe në forcimin e të drejtave të qytetarëve prandaj besoj që përmes këtij bashkëpunimi afrohen edhe më shumë jo vetëm dy stafet tona…Në fund është një investim edhe në miqësinë në mes dy popujve tanë dhe jo vetëm, por ta ndërtojmë shëndetësinë“, u shpreh ai.

Ndryshe, Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, nesër do bëjë dorëzimin e aparaturave në vlerë prej 370 mijë euro për Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori