Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në takimin informal të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së.
Në një deklaratë pas takimit, Hasani u shpreh se, në takimin informal të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE, me rastin e 20 vjetorit të zgjerimit të BE (viti 2004), u diskutua tematika shumë e rëndësishme e shtetit të së drejtës në Procesin e Berlinit.
“Shteti i së drejtës që është në themel të vetë BE është shumë i rëndësishëm edhe për vendet kandidate përfshirë Shqipërinë, si në kuadrin e konsolidimit të tyre si demokraci dhe ekonomi tregu funksionale dhe të bazuar në rregullat e BE, ashtu edhe në aspiratat evropiane të secilit prej vendeve tona për tu anëtarësuar në BE”, tha Hasani.
“Në fjalën time referova arritjet e Shqipërisë në reformën gjithëpërfshirëse të sundimit të ligjit, me krijimin e institucioneve të pavarura të gjyqësorit, ngritjes së strukturave të posaçme kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe rezultatet e prekshme dhe të qëndrueshme të këtyre reforma”, theksoi më tej ministri.
Hasani u shpreh se vlerësoi mbështetjen politike të BE dhe të shteteve të saj anëtare, në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, përfshirë në reformat ekonomike.
“Përgëzova miratimin e Planit të Rritjes dhe posaçërisht instrumentit lehtësues të rritjes dhe reformave, që do të sjellë një nxitje thelbësore edhe në zbatimin nga Shqipëria në kuadër të negociatave të anëtarësimit”, shtoi Hasani.
Hasani theksoi se që këto reforma të bëhen të pakthyeshme, impakti i tyre të jetë i prekshëm për qytetarët, negociatat e anëtarësimit, të nisura në korrik 2022 me Shqipërinë, duhet të rifitojnë momentumin e humbur.
“Ajo që duhet të arrijmë sa më shpejt është mbajtja e konferencës së dytë ndërqeveritare, që nis negociatat me grupkapitujt themelorë të sundimit të ligjit dhe institucioneve demokratike”, tha Hasani.
Hasani ritheksoi në takim se bashkëpunimi rajonal në reformat e sundimit të ligjit, është po aq thelbësor sa dhe përpjekjet tona në planin e brendshëm.
“Kërkova me ngulm që procesi të bëhet i prekshëm për qytetarët përfshirë edhe integrimin më të përshpejtuar me mekanizmat dhe programet e BE për sundimin e ligjit, për t’i mundësuar qytetarëve tanë Shqipërinë Evropiane dhe Ballkanin Perëndimor evropian përpara anëtarësimit në BE”, përfundoi deklaratën e tij ministri Hasani.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë