Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur 31 korrikun ditë historike për 'rilindjen' e industrisë ushtarake, gjersa njoftoi prodhimin e 40 mjeteve të para taktike të prodhuara në Shqipëri me standardet e NATO-s.

Rama në një postim në Facebook shkruan se kompania “Timak Defence” nisi si një Start Up shqiptar dhe tanimë është kthyer në një fuqi prodhuese për ushtrinë, ku shteti shqiptar ka aksionet e veta.


Lexoni të plotë postimin:

NJË DITË HISTORIKE PËR RILINDJEN E INDUSTRISË USHTARAKE me marrjen në dorëzim nga Forcat e Armatosura, të 40 mjeteve të para taktike të prodhuara në Shqipëri me standardet e NATO-s

Kompania “Timak Defence” nisi si një Start Up shqiptar dhe tanimë është kthyer në një fuqi prodhuese për ushtrinë, ku shteti shqiptar ka aksionet e veta falë partneritetit Timak&KAYO (kompania shtetërore e krijuar enkas për partneritetet në fushën e mbrojtjes)

Ambicia me “Timak Defence” është krijimi i realiteti sipërmarrës Made in Albania që do të garantojë sasitë e nevojshme dhe cilësi të lartë për nevojat e shtetit shqiptar, po edhe do të eksportojë prodhimet e veta në vende mike e aleate - ky është vetëm fillimi i një tjetër historie të re për Shqipërinë, që deri dje askush nuk e parafytyronte. /Telegrafi/