Vuçiq shpërndan parlamentin, shpall zgjedhjet e parakohshme për 25 tetor

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka shpërndarë Asamblenë Kombëtare të Serbisë dhe ka shpallur zgjedhje të parakohshme parlamentare për 25 tetor 2026.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Vuçiq e shpjegoi vendimin e tij për të shpallur zgjedhjet me "tensionet në shoqëri dhe mosmarrëveshjet politike2, duke shtuar se “shtyrja e zgjedhjeve do të rrezikonte EXPO-n dhe mbijetesën e demokracisë në Serbi”.
Siç kujtojnë mediat serbe, në seancën e Qeverisë së Serbisë më 7 shtator, kryeministri Gjuro Macut propozoi shpërbërjen e Kuvendit, të cilën Qeveria e pranoi në seancë.
Kjo ishte një procedurë e nevojshme ligjore në mënyrë që Vuçiq të mund të shpallte zgjedhjet.
Që zgjedhjet të mbahen më 25 tetor, siç kishte njoftuar më parë Vuçiq, ato duhej të shpalleshin jo më vonë se 10 shtatori.
Le të kujtojmë se studentë nga pjesë të ndryshme të Serbisë kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare për më shumë se një vit. /Telegrafi/




































