LAJMI I FUNDIT:

Valencia përfshihet në garë për Pjacan

Valencia përfshihet në garë për Pjacan
Marko Pjaca (Foto: Getty Images)

Fiorentina akoma nuk ka arritur marrëveshje me Juventusin për Marko Pjaca, ndërkohë që klubet kanë nisur t’i bëjnë konkurrencë.

Mediat italiane raportojnë se Valencia ka shprehur interesim për futbollistin kroat.


Anësori i Bianconerëve pritet të largohet gjatë kësaj vere, ndërsa Viola është klubi më i interesuar për shërbimet e tij.

Marko Pjaca (Foto: Getty Images)

Megjithatë, në ditët e fundit bisedimet kanë ngecur, sepse Fiorentina dëshiron ta huazojë lojtarin ‘me opsion blerjeje’, teksa Juve dëshiron ta japë në huazim ‘me detyrim blerjeje’, si edhe ta përfshijë mundësinë e riblerjes.

Në ndërkohë, Tuttosport bën të ditru se Valencia e ka rikthyer interesimin për Pjacan dhe raportet ndërmjet dy klubeve janë shumë të mira.

West Ham Unitedi ka shprehur po ashtu interesim për 23-vjeçarin, edhe pse së fundmi e ka angazhuar Felipe Andersonin.

Lajmet për PJACAN
Lexo po ashtu Lajmet për PJACAN

Pjaca u transferua te Juventusi me shumë bujë në vitin 2016 nga Dinamo Zagrebi, me ç’rast Bianconerët shpenzuan 23 milionë euro për të.

Marko Pjaca (Foto: Getty Images)

Mirëpo, në tetor të vitit 2016 pësoi një frakturë në këmbë gjatë kohës sa ishte me kombëtaren, teksa në mars të vitit 2017 e lëndoi ligamentin kryesor të gjurit, po ashtu gjatë angazhimit me Kroacinë duke qëndruar një kohë të gjatë jashtë fushe.

Në këtë mënyrë, ai mbeti jashtë planeve të Massimiliano Allegrit, ashtu që pritet të largohet nga Juventusi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori