LAJMI I FUNDIT:

Dërguti: LDK e VV nuk i dhanë nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme për dialogun (Video)

Dërguti: LDK e VV nuk i dhanë nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme për dialogun (Video)

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh deputetja e Partisë Social Demokratike (PSD), Aida Dërguti në një intervistë dhënë Telegrafit me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur rreth iniciativës së PSD-së për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për platformën e dialogut, Kosovë-Serbi në Bruksel.

Dërguti tha se LDK-ja dhe VV-ja, nuk i dhanë nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e një seance të tillë.


Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë
Lexo po ashtu Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë

Sipas saj, mos mbajtja e kësaj seance ia mundëson presidentit të vendit Hashim Thaçit, shkuarjen në Bruksel ashtu siç ka bërë gjithmonë.

“Mos mbajtja e kësaj seance ia mundëson Hashim Thaçit, shkuarjen e tij siç ka bërë gjatë këtyre viteve. Duke mos pasur konsensus brenda, Thaçi ka përfunduar qoftë në pozicionin e kryeministrit duke shkuar vet, duke bërë e nënshkruar marrëveshje për të cilat më vonë kemi pasur kokëçarje të mëdha. LDK dhe VV-ja nuk na i ka dhënë nënshkrimet. Përgjigja iu takon atyre pse nuk na i kanë dhënë nënshkrimet”, ka thënë Dërguti.

Ajo po ashtu tha se PSD-ja është e gatshme që këtë iniciativë t’ua jap LDK-së ose VV-së, vetëm që kjo të diskutohet në Kuvendin e Kosovës, para shkuarjes së presidentit të vendit për në Bruksel.

“Ne jemi të gatshëm nëse ata duan ta ndërmarrin këtë iniciativë. Ata nuk e nënshkruajnë vetëm pse është iniciativë e jona. Atëherë ne ua japim me shumë dëshirë cilit do prej tyre. Por le ta shohim këtë çështje të rëndësishme për Kosovën dhe ta bëjmë këtë debat para nisjes së Hashim Thaçit për në Bruksel”, u shpreh deputetja Dërguti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori