LAJMI I FUNDIT:

Punëtori i morgut në Afrikën e Jugut, hapë frigoriferin dhe e kupton që e “vdekura” po merrte frymë

Punëtori i morgut në Afrikën e Jugut, hapë frigoriferin dhe e kupton që e “vdekura” po merrte frymë

Një grua nga Afrika e Jugut është zgjuar nga “vdekja” në dhomën e frigoriferëve të morgut, pasi që ekipet e ndihmës së shpejtë e kishin shpallur të vdekje pas një aksident trafiku.

Kompania “Distress Alert” që ofron shërbime medicinale, ka njoftuar se kjo grua pas aksident që kishte ndodhur më 24 qershor nuk kishte “shfaqur shenja jete”, dhe menjëherë ishte dërguar në morgun e Karletonvill në provincën Gauteng, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, kur burri që ishte punësuar në morg u kthye për ta parë edhe një herë kufomën në frigorifer vërejti se ajo po merrte frymë.

Një zyrtar i paemëruar lokal,  ka deklaruar se gruaja identiteti i të cilës nuk është zbuluar, është duke u shëruar në spitalin e Johanesburgut.

Ndërkaq, policia ka njoftuar se ka filluar hetimet derisa familjarët e saj presin raportin final se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur.

Në anën tjetër, menaxheri i kompanisë “Distress Alert”, Gerit Brednik, ka thënë se “nuk ka dëshmi për çfarëdo lëshimi” nga ana e kompanisë që ai e menaxhon. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Babai i katër vajzave nga Teksasi zbulon cila është fraza që është lodhur duke e dëgjuar

Babai i katër vajzave nga Teksasi zbulon cila është fraza që është lodhur duke e dëgjuar

Interesante
Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Kalo në kategori