LAJMI I FUNDIT:

Me tornado në sfond, amerikanja i propozon partnerit të saj

Me tornado në sfond, amerikanja i propozon partnerit të saj

Megjithëse tornado e fuqishme e Nebraskës është një sfond i rrezikshëm për një propozim, për përdoruesen e X, Juniper Blake, ajo u bë simbol i fuqishëm i dashurisë.

Çifti i ri i solli kuptim vorbullës pasi ata u fejuan përballë tornados masive.


“Unë i propozova partnerit tim sot. Ne u vendosëm në një zonë ku mund ta shihnim tornadon pasi ne të dy i duam stuhitë, kështu që doja t’i propozoja para një stuhie. Nuk e kisha menduar kurrë se do ta bëja përpara një tornadoje”, shkroi Blake në X ku edhe ndau videon e momentit të adhurueshëm.

Bëhet e ditur se videoja shpejt u bë virale dhe ka mbledhur mbi 250 mijë shikime, përcjell Telegrafi.

E me sa duket, edhe përdoruesit e kanë pëlqyer propozimin e ëmbël.

“Më pëlqen se sa autentike është kjo, dua të përjetoj një dashuri si kjo”, shkroi një përdorues.

“Nëse kjo do të ishte një skenë filmi, unë do të qaja”, shkroi një tjetër.

Ndryshe, tornadot e fuqishme që përfshinë shtetin amerikan të Nebraskës së fundmi kanë dëmtuar disa shtëpi.

Në të gjithë SHBA-në janë regjistruar mbi 70 tornado nga Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS), shumica prej të cilave në Omaha. /Telegrafi/